Ka ndërruar jetë Sinan Samil Sam
1 min readIsh-kampioni i botës në boksin amator “Hjuston 1999” dhe dy herë ish-kampioni evropian me 2002 dhe 2008 në boksin profesionist, turku Sinan Samil Sam, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.
Sam në 5 vitet e fundit ka pasur probleme të mëdha me shëndetin, ndërsa që tre vite më parë kishte transplatuar mëlqinë, dhe ka qenë pikërisht mëlqia që i ka marrë jetën. Pas penzionimit nga boksi me 2008, Sam thuhet se ka konsumuar alkohol të tepruar dhe probleme me mbi peshë, më shumë se 150 kilogramë.
Sam vlerësohet si njëri ndër boksierët më të mirë në botë në dy dekadat e fundit në kategorinë e rënd. Ai ishte takuar tre herë me boksierin tonë Luan Krasniqin, ku tre përballjet i kishte fituar boksieri ynë. Dy herë në boksin amator kishte triumfuar, në kampionatin botëror në Berlin me 1995 dhe një herë tjetër në një turne ndërkombëtar. Ndërsa në boksin profesionist, Krasniqi riktheu titullin evropian me 2004, pikërisht ndaj Samil Sam, ku ai meç akoma vlerësohet si njëri ndër më të mirët të gjitha kohërave të zhvilluar në Gjermani.
Karrierën e boksierit profesionist e mbylli me 2008 kur fitoi titullin e kampionit evropian për herë të dytë duke mposhtur italianin Paolo Vidoz me vendim unanim pas 12-raundeve. Ai përmbylli karrierën me bilanc prej 31 fitoresh (16 KO) dhe katër humbjeve.
Kosovaboxing.org
30 tetor 2015