RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Vllaznia kampione e Shqipërisë

2 min read

Vllaznia KampioneShkodër, 25 tetor 2015 – Është mbyllur edhe një Kampionat Kombëtar në Shqipëri i cili deri në duelet e fundit nuk është ditur se cili do të fitoj kurorën e më të mirit. Që në fillim Vllaznia kishte përparësi të vogël sepse në finale hyri me 6 boksier, ndërsa që Tirana në finale kishte 5 boksier. Në katër finalet e para as Vllaznia dhe as Tirana nuk arritën të fitojnë ndonjë finale, të dyjat humbën nga dy finale. Në meçin e pestë final të kategorisë 64 kg, Anxhelo Markahasanaj solli fitoren e parë për Tiranën. Ai mposhti Elton Cenajn e Teutës nga Durrësi. Finalën e dytë Tirana e fitoi nepërmjet Alban Beqirit në kategorinë deri 75 kg. Beqiri mposhti Matues Cullhaj dhe tani Tirana krijoi një epersi të konsiderueshme. Në vazhdim erdhi finalja deri 81 kg, ku Arjon Kajoshi solli fitoren e parë për Vllazninë. Kajoshi mposhti ish-boksierin e Vllaznisë, tani të Dinamos nga Tirana, Bekim Vjerdhën. Lufta kryesore dhe ajo e cila do të ipte kampionin do të ishte në kategorinë deri 91 kg, ndërmjet Kristian Demaj të Vllaznisë dhe Aleksandër Ramos. Pas një luftë të fortë Demaj triumfon dhe barazon ne dy me dy në finale, por që Vllaznia kishte siguruar titullin për shkakë se kishte pasur një finalistë më shumë. Dhe për të vërtetuar më shumë titullin, erdhi fitorja e Nelson Hysës ndaj Milkiad Palucas, për ti dhënë titullin e 20-të për qytetin e Shkodrës.

 Këta janë fituesit dhe Kampionët e rinjë të Shqipërisë:

49 kg – Ardit Nurja (Teuta Durrës) vs. Vuksan Rudi (Vllzania Shkodër) -2:1
52 kg – Klevis Krapi (Teuta Durrës) vs. Ardit Ago (Vllaznia Shkodër) – 3:0
56 kg – Krenar Zeneli (Flamurtari Vlorë) vs. Gëzim Xhameta (Tirana) – 3:0
60 kg – Taulant Zajmi (Dinamo Tiranë) vs. Ardit Koliqi (Tirana) – 3:0
64 kg – Anxhelo Markhasanaj (Tirana) vs. Elton Cenaj (Teuta Durrës) – 3:0
69 kg – Albi Sorra (Arena Tiranë) vs. Kristian Shytani (Vllaznia Shkodër) – WO
75 kg – Alban Beqiri (Tirana) vs. Mateus Çullhaj (Dinamo Tiranë) – 3:0
81 kg – Arjon Kajoshi (Vllaznia Shkodër) vs. Bekim Vjerdha (Dinamo Tiranë) – 3:0
91 kg – Kristian Demaj (Vllaznia Shkodër) vs. Aleksandër Ramo (Tirana) – 3:0
+91 kg – Nelson Hysa (Vllaznia Shkodër) vs. Melkiad Paluca (Arena Tiranë) – 3:0

Raporton nga vendi i ngjarjes, fotoreporteri i Kosova Boxing: Shpend Ahmeti 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.