Luan Krasniqi iu kërkon mejdan vëllezërve Klitschko
2 min readLuan Krasniqi ka kohë që po e pret rikthmin e tij në ring. Ai parashikoi të rikthehet në muajin Korrik, mirpo këtë termin ia la shokut më të ngushtë të tij, Firat Arslan. Krasniqi pritet të rikthehet në muajin Shtator, por atij nuk i ngutet dhe po pret alternativen më të mirë. Krasniqi nuk ka dashur të boksoj në Korrik sepse po pret ndonjërin nga vëllezërit Klitschko. Ai ishte kontaktuar nga menagjeri i tyre, Tom Lofler ku kishte kërkuar nga boksieri ynë të paraqitet në parameç Klitschko dhe Sosnowski kundër amerikanit Jonathan Banks. Krasniqi e pranoi, por i kërkoi një kusht nga “Klitschko Management Group” që në kontratë të jet një klauzul që duelin e radhës t`a zhvillon me njërin nga vëllezërit Klitschko, por ata nuk e pranuan dhe Krasniqi nuk e kishte interesin të boksoj me Jonathan Banks, kur dihet potenciali i Krasniqit dhe synimi i tij që të bokson me njërin prej tyre. Kjo tani është bërë e madhe dhe injoruese për Klitschkot për shkak se ata nuk po kanë guximin apo interesin të sfidojnë Krasniqin. “Unë i kam thënë se me 29 Maj në vend te polaku Albert Sosnovski ka mund te boksoj edhe kundër meje” kishte deklaruar Krasniqi më parë për Box Sport. Vitali është irrituar nga komentet e para që erdhen nga Krasniqi por edhe nga këtë të fundit ku Luani dhe kampi i tij po i quajnë frikacak. Krasniqi nuk është paraqitur në ring nga lufta e fundit me 15 Nëntor 2008 dhe nuk e dine se si do të duket rikthimi i tij. Vitali Klitschko e ka parasysh se kur u kthye pas 46-muajve ishte po ai i njejti dhe aq i fortë dhe e dinë që Luani mund të jetë problem, jo vetem për të, por edhe për vëllaun e tij. Akoma nuk kemi diçka konkrete mirpo do të mësojmë shumë shpejt. Ajo që është e ditur, është se Krasniqi do të rikthehet këtë vit, mirpo vetem koha është në pikëpyetje. Lajmet e fundit vijnë se Wladimir Klitschko do të mbroj titullin me 11 Shtator në Frankfurt, mirpo sfiduesi i tij, nr 1, Alexander Povetkin ka refuzuar kërkesen e tij, ai don të boksoj me Klitschkon në Moskë, por këtë Wladimiri e refuzoi. Tani po flitet se mund të jetë Samuel Peter, por shumë lehtë mund të kemi Luan Krasniqin në atë ndeshje, me ato kërcnimet dhe fjalëve që iu ka drejtuar.
Kosovaboxing.org lajmi më i shpejt dhe më i saktë …
Artan Vërbica
10 Qershor 2010
eshte mire qe te ndodh ky duel ne mes te Krasniqit dhe Kliqkos,sepse qe te dy preferojn boksin e shkolluar,taktiko teknik e kjo do te ishte e mire per publikun e boksit,e fitues do te jete ai qe eshte me mire i pregaditur fizikisht,edhe pse ne kemi deshire qe te fitoj Luani.
Luan Krasniqi eshte bokseri ma i miri ne Gjermani dhe ne Evrope !!
Klitschko eshte frikacak!! Vetem me kundershtar te dobte bokson !!
Luan Kraniqi ka shanse per titulin boteror
!! LUAN KRASNIQI NUMBER ONE !!
A thua qe kete her e ka seriozisht LUANI ? Apo don me na ba kot me zemer???
Shpresoj qe te boksoj Luani me Kliqkon dhe ti tregoj se shqiptart jane Nr 1 per boks e shume sporte tjera.
Mendoj se do te ishte nje duel shum i mire dhe do te kishte mbush full sallen me shikus shqiptar dhe nderkombetar, kishte ber nje buj te madhe si ne Gjeramani ashtu edhe ne tere rruzullin toksor anekend botes. Luan krasniqit i urojm nje rikthim shum te shpejt ne ring dhe te tregon veten edhe niher qe esht shqipar i vertet se me te gjitha duelet ka qen i shkeplqyshem . Vellezerit Kliqko me te vertet kan marr nje frik nga Luani .
Eshte mir qe te ndodh ky duel ne mes Luanit dhe Kliqkos te dy e dim qe kan te njejtin qellim