RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Seferi vs Siproshvili përcaktohet datë e re

1 min read

Përcaktohet datë e re për duelin Nuri Seferi dhe Sandro Siproshvili, ajo do të jetë 26 Qershor në Vienë të Austrisë dhe do të jetë e vlefshme për titullin WBO të Evropës. Seferi dhe Siproshvili është parashikuar të zhvillohet me 29 Maj në Gelsenkirchen, Veltins Arena në parameç Klitschko dhe Sosnowski, por ndodhi që emitimi i luftës kryesore që ishte i përcaktuar të fillonte në orën 23:00 nga televizionet RTL  dhe Pay-per-view dhe organizatorët nuk lejuan të paraqitet boksieri ynë, sepse luftat para tyre kishin zgjatur më shumë se që kishin parashkuar, mirpo ja tani Seferi ka rast të mire të boksoj me gjeorgjianin, Siproshvili.

Menagjeri i ri i Seferit, Rexho Dediç ka angazhuar një trainer të ri për boksierin tonë, ai është afrikani nga Angola, Jezi Simaja. “Po ndjehem mjaft dhe përgaditjet po shkojnë mirë edhe pse nga ndeshja e fundit ka qenë një kohë shumë e shkurtër, por më rigjeneron dhe prapë jam i kënaqur që po realizohet ky duel. Me trainerin e ri po shkon çdo gjë mirë” deklaroi Nuri Seferi për Kosovaboxing.org.

“Stërvitjet jam duke i zhvilluar me vëllaun tim, Seferin. Edhe aj do të boksoj në mbrëmjen e njejtë” tha në fund Nuri Seferi.

Artan Vërbica
16 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.