RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Luan Krasniqi: Dua të kthej atë që kam humbur nga Brewster dhe të marr një dyluftim me njërin nga vëllezërit Klitschko

2 min read

Luan Krasniqi është paraqitur së bashku me amerikanin, Jonathon Banks në qytetin Ludwigsburg të Gjermanisë, në një konferencë për shtyp, para duelit të madh të tyre që do të ndodh me 26 Shkurt në Ludwigsburg. Të dy boksierët ishin mjaft optimistë sa i përket duelit. “Unë jam i lumtur që kam marrë këtë mundësi. Unë ende nuk mund të besoj”, deklaroi 39-vjeçari Krasniqi. “Me këtë duel, unë mund të marr rastin për titull bote” tha më tej Krasniqi. Banks i cili është pjesë e menagjimit të “Klitschko Managment Group” me menagjerin Bernd Bonte dhe trainerin e Wladimir Klitschkos, legjendarin Emmanuel Stewart, ka rast të jap mundësin e tij për të dyluftuar me Krasniqin. Fituesi i këtij dueli mund të ndeshet në të ardhmen me njërin nga vëllezërit Klitschko.

Krasniqi ishte mjaft optimistë në deklaratat e tij. “Gjatë gjithë karierës sime kam pasur rrënje dhe ngritje. Isha shumë afër në duelin me Brewster  ku kisha përparsi në raunde, por me shkoi fitorja nga dora. Më pastaj humbjet nga Thompson dhe Dimitrenko, ishin të papritura, por kështu e ka sporti ndonjëherë” tha më tej Krasniqi. “Unë dua të kthej atë që kam humbur nga Brewster. Dua të marr një luftë kundër një nga vëllezërit Klitschko dhe brezin e kampionit botëror. Kam respekt për Johnathon Banks, por më duhet të fitoj” ishin fjalët e tij. Krasniqi për këtë duel ka përzgjedhur trainerin e parë të tij, Hans Jurgen Witte. Me këtë trainer Krasniqi ka fituar shumë në hapat e tij të parë të karierës, si boksier amator.

Banks është aktualisht i ranguar numri 7 në renditjen e versionit WBC dhe i 8-ti në IBF. “Ideja e Luan Krasniqit për t`u rikthyer në ring, kundër meje është e keqe, sepse unë jam në rrugën time dhe kërkoj suksese” tha 28-vjeçari amerikan, me shumë vetëbesim. “Për mua nuk ka favorit në meçin Krasniqi dhe Banks. Gjasat janë reale, 50 me 50” theksoi menagjeri i vëllezërve Klitschko, Bernd Bonte. Më pastaj Krasniqi dhe Banks bërën disa vizita në qytetin Ludwigsburg duke bërë marketing ndër qytetar duke reklamuar duelin që i pret. Ata ishin edhe në palestrën ku do të përballen. Ishte çdo gjë e përgaditur mirë dhe bukur, sikurse dikur që bënin, Tyson, Holyfield, Lewis, etj. Duelin Krasniqi dhe Banks do t`a transmetoj televizioni i njohur RTL, ndërsa këtë pritet të bën edhe ndonjë nga televizionet kosovar. Për çdo gjë do t`ju informojmë.

 Përgaditi : Artan Vërbica
15 Dhjetor 2010

8 thoughts on “Luan Krasniqi: Dua të kthej atë që kam humbur nga Brewster dhe të marr një dyluftim me njërin nga vëllezërit Klitschko

  1. Artukulli nrmale qe kur shkruhet nga ju eshte i bukur…Luani ka kohe pa hyre ne ringe dhe tashme normale ka ca vite mbu supe por gjithsesi te shpresojme qe luani do beje mrekulli… suksese

  2. Une besoj se e fiton Luani mecin..nese nuk e ka shitur …apo nuk eshte bere ndo nje dallavere tjeter siq dim ti bejme ne shqipetaret…nuk e di por nje gje mund ta them….sukesese dhe nga zemra Luanit tone te madh i deshirojme fitore po e humbi kete shanse une mendoj qe duhet te nderpres aktivitetin e tij dhe te mos b okeson…..ne kerkojme FITORE LUAN…SUKESESE

  3. gezohem shum qe luani do kthehet ne ring dhe jam shum i bindur qe luani dote fitoj kunder jonathan banke por nuk kam deshir qe te boksoj me njerin nga vellezrit klitschko……..sepse ata jan ne forme shum te mir.

  4. njeri nder boksieret me te mir po rikthehet ne ring fuqishem dhe si kurr me par i motivuar tani ka ardhur koha qe te ndahen rruget ose kampion ose penxioner.i urojm luanit shum suksese ne meqin e radhes dhe mendoj se pa ndonje problem te madh do ta fitoj ngase ka performac shum me te mir se sfidues ii tij.un do te doja nje meq me britanikun DAVID HAYE por meqin me vllezrit klitschko nuk e kisha deshiruar shum sepse ata jan ne formen me te bukur por luani me talentin qe ka mund te na mahnit te gjithve sukses luan flm per informacione http://www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.