RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Azem Maksutaj hap shkollën e tretë për sporte luftarake në St.Gallen

1 min read

Legjenda e kick-boxit tonë, Azem Maksutaj do të hap shkollën e tij të tretë të diciplinave luftarake në qytetin St.Gallen në Zvicër. Kjo shkollë do të jetë më e madhja në Zvicër me një sipërfaqe afër 2000 metra katorë me kushte më moderne. Hapjen solemne Maksutaj mendon t`a bëj në fillim të vitit 2011 në Janar.“Gjithçka është gati dhe në Janar do hap shkollën më të madhe në Zvicër me emrin “Azem KampSport St.Gallen” deklaroi Maksutaj për Kosovaboxing.org. Treningjet që do të mbahen, do të janë : “Në këtë shkoll do të mund të mësohen teknikat më të forta të sporteve luftarake, duke nisur nga, K-1, Thai-Box, Kung Fu, Karate, Kung Fu Cipong, Shaulin Kung Fu, Combat Craf Mag, e shumë diciplina tjera” tha më tej Maksutaj. Kampioni ynë i shumëfisht botëror ka edhe dy shkollat tjera të kick-boxit në Winterthur “Azem KampSport Winterthur” dhe “Azem KampSport Wil” në Wil. Azem Maksutaj në të ardhmen ka në plan të hap edhe një shkollë të sporteve luftarake edhe në Kosovë. Ai disa herë ka ndihmuar me paisje dhe rekuizita sportive fëmijët në Kosovë.

 Armend Fetahu
17 Dhjetor 2010

2 thoughts on “Azem Maksutaj hap shkollën e tretë për sporte luftarake në St.Gallen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.