RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Alexander Frenkel dëshiron Nuri Seferin për kundërshtar me 26 Shkurt ?

3 min read

Alexander Frenkel parashikon të boksoj me 26 Shkurt në Bamberg të Bayernit të Gjermanisë. Frenkel pjesë e ekipit menagjues Saurland Event dëshiron që për kundërshtar të radhës të ketë boksierin tonë të njohur Nuri Seferin. Këto burime të fshehta i mësoi redaksia jonë nga një zyrtar i Saurland Event të cilën dëshiruan të marrin vesh se si është dukur Seferi në duelin e fundit kur mbrojti titullin e kampionit evropian në Gostivar kundër Douglas Otieno, dhe poashtu për gjendjen e tij aktuale fizike. Por ajo që do t`i pengoj zyrtarët gjerman do të jetë se nuk do t`a kontaktojnë boksierin tonë deri në javët e fundit, për t`a gjetur atë të mos përgaditur, por do të gabojnë sepse Nuri Seferi ka filluar përgaditjet dhe pret momentin e duhur. “Më gëzon fakti se zyrtarët e Saurland dhe Frenkel më dëshirojnë mua. Më mbetet të punoj dhe të jam i gatshëm për datën 26 Shkurt. Do ti befasoj dhe nuk do të jetë sikurse në vitin 2006 kur boksova me Huck” theksoi Nuri Seferi.

Nuriu ka një përvoj me ekipin Saurland Event, kur në vitin 2006 mori një ofertë nga ata për një duel me Marco Huck. Në atë kohë Nuriu kishte vetëm një muaj që e kishte zhvilluar duelin në Rusi me Nicolai Popov dhe kishte pasur dy operime, disa qepje në pjesën e majtë të gjoksit të tij dhe poashtu në krahror kishte disa penjë që akoma nuk i kishte kuruar. Ai mori ofertën nga Saurland dhe e pranoi me dëshirë të boksoj me Marco Huck edhe pse i lënduar, ku duelin e humbi me vendim unanim, por pas duelit traineri i njohur i Marco Huck, Uli Wegner u qudit kur e pa se Nuri Seferi kishte boksuar me penjë akoma në krahrorin e tij. Tani historia siç duket po përsëritet kur e kanë parasysh karakterin dhe kualitetin e Nuri Seferit dhe e kanë frikën nga ai, por a do të ndodh me të vërtet ky duel, do të shofim.

Frenkel deri më tani ka rekord 23-0 (18 KO) dhe është rankuar lartë në të gjitha versionet. I pari në WBA, i 2-ti në WBC, i 4-ti në WBO dhe poashtu i 4-ti në IBF. Ndërsa Nuri Seferi gjindet i 7-ti në WBO, mirëpo kjo pritet të përmirsohet shumë shpejt në ranklistën e re që do të dal, pas fitores me Otieno. Të dy boksierët janë kampion evropian por në versione të ndryshme. Frenkel mban brezin evropian të EBU-së, ndërsa Nuriu atë WBO evropian. Dëshira e Nuri Seferit është që të përballet sërish me Marco Huck ku pret ti revanshohet për humbjen e vitit 2006, por edhe me Frenkel do të jetë duel interesant dhe joshës, pasi që gjermani i natyralizuar renditet mirë në të gjitha versionet botërore dhe fitorja ndaj tij do të afroj Nuriun një hap deri te titulli në të gjitha versionet.

Artan Vërbica
18 Dhjetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.