RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Luan Krasniqi drejt jetësimit të ëndrrës së kahmotshme

2 min read

Luan Krasniqi po vazhdon me vrull stërvitjet në rikthimin e tij. Krasniqi është duke u përgaditur intensivisht në qytetin e tij, Rottweill, që të jetë sa më i përgaditur për sfidën e 26 Shkurtit. “Stërvitjet janë duke shkuar me një intesitet të mirë dhe çdo gjë po shkon sipas planit” theksoi Agim Krasniqi, vëllau i Luan Krasniqit dhe ndihmës trainer i tij.Kanë mbetur afër 40-ditë deri te përballja me amerikanin Jonathan Banks dhe Krasniqi duket i motivuar si kurr më parë për këtë duel. Krasniqi ka pritur gjatë këtë rast dhe tani ka rastin e tij për t`a realizuar ëndrën e tij, për të sfiduar sërish  titullin e kampionit botëror. Ai gjendet vetëm një hap afër ëndrrës së kahmotshme  që të stoliset me titull të kampionit botëror.

Duelin e fundit e kishte zhvilluar me 15 Nëntor të vitit 2008 kundër Alexandër Dimitrenkos, ku pas një fatkeqësia humbi këtë meç, ndërsa kishte pritur t`i revanshohet ukrainasit, por kjo nuk ndodhi. Priti gjatë, më shumë se dy vite dhe kur të gjithë menduan se ai do të pensionohet, ai gjeti forcë dhe rikthehet sërish. “Kemi pritur rastin e duhur. Pas një kariere të sukseshme për afër 20-vite, nuk mundëm të përballojmë pensionimin në mënyrë të till. Luan Krasniqi nuk e meriton këtë, pasi ka pasur shumë boksier më të dobët që kanë fituar titullin e kampionit botëror” theksoi Agim Krasniqi për Kosovaboxing.org.

Opinioni në Kosovë, por edhe gjithë shqiptar,  janë duke pritur me padurim rikthimin e tij dhe datën e 26 Shkurtit. Shumë tifoz anë e mban Evropës por edhe nga viset shqiptare do të udhëtojnë në Ludwigsburg  për t`a përkrahur idhullin e tyre. Luan Krasniqi deri më tani është boksieri më i sukseshëm shqiptar. Kosovaboxing.org për lexuesit tanë, në ditët në vijim do t`ju sjell një intervistë eksklusive nga boksieri ynë.

Foto : Kosovaboxing.org
Artan Vërbica
20 Janar 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.