Luan Krasniqi dhe Uwe Huck prezantohen para përballjes së tyre me 16 Nëntor
3 min readStuttgart, 5 Qershor 2013 – Ikona e boksit tonë, Luan Krasniqi është prezentuar edhe një herë para përballjes së tij me legjendën e Tajboksit gjerman, Uwe Huck. Dueli i Krasniqit dhe Huck do të zhvillohet në Ludwigsburg me 16 Nëntor.
Dueli do të jetë spektakular ku të ardhurat e këtij dueli do të ipen për humanizëm. Krasniqi i cili për tetë vite ndihmon fshatin SOS Kinderdorf në Kosovë, edhe kësaj radhe të ardhurat e këtij meçi do t`i sjellë për fëmijët që kanë nevoj në Kosovë.
“Unë kam respekt për Huck. Ai është kampion i dyfishtë evropian në tajboks. Jam duke stërvitur pesë herë në javë për këtë përballje” ka theksuar Krasniqi për mediat gjermane.
Krasniqi ka afër një vitë e gjysmë që pas penzionimit në boks ka filluar të mirret me një sport tjetër, atë të atletikës ku deri më tani ka vrapuar në disa gjysmë maratona, deri sa në muajin tetor synon të vrapoj në maratonën e gjatë të Mynihut. Ai tashmë ka humbur disa kilogramë dhe është jashtë kategorisë kur boksonte me parë, në peshën e rëndë. Por, ai së bashku me doktorin dhe mikun e tij personal Aldo Berti do të arrijë të barazëpeshoj të dy sportet, atletikën dhe boksin.
“Është kënaqësi e imja që unë nga profesioni im mund të kontribojë për fëmijet e fshatit SOS Kinderdorf. Unë shpresojë që kjo të jetë e mjaftueshme” tha më tej Krasniqi.
Si një person familjar i cili së bashku me bashkshorten e tij dhe dy fëmijët vajzen Melisa (4 vjeçare) dhe djalin Leonin (10 muajsh), do të zhvendosë rezidencën e tij nga Rottweil në Hamburg, ku Krasniqi tashmë ka blerë një shtëpi në Hamburg. Krasniqi këtë lëvizje do të bejë për arsye personale ku krahas që punon si ekspertë në kanalin televizivë RTL, ai ka palestrën e tij në Rottweil dhe poashtu drejton një kompani menaxhuese të patundshmërisë.
“Unë kam qenë shumë me fat në jetën time, ku kam ditur të menaxhojë jeten time çdo hapë. Poashtu unë kam një sensë të madh për biznes” theksoi Krasniqi.
Pyetja e gazetarëve ishte dhe poashtu a do të jetë ky një rikthim dhe më pas të ketë sërish ndonjë përballje, ndërsa Krasniqi nuk fshehu faktin se ai është me zemër gjithmonë afër ringut. “Unë tashmë mirrem me atletikë. Nuk do të eksiston kthimi imë, deri sa Klitschkot janë për aq kohë në skenë” theksoi Krasniqi.
Në mbrëmjen e 16 Nëntorit, në Ludwigsburg do të paraqitet edhe boksieri ynë perspektiv Butrint Rama i cili stërvitet nga trajneri ynë i njohur Agim Krasniqi. Poashtu edhe shoku i ngushtë i Luanit, Firat Arslan do të zhvillojë një përballje. Për argëtim do të përkujdeset edhe këngëtari i njohur gjerman Udo Lindenberg.
Kosova Boxing do të jetë pranë kësaj ngjarje ku kemi marrë ftesën nga ekipi i Krasniqit për të përcjellur ngjarjen.
Përgatiti:
Artan Vërbica
Nuk ka nevoj te hyn me ketyre ujrave Luani,e ka mbaruar karieren e boksit,tani eshte mire qe Luani te mendoj dhe te ndihmoj boksin Kosovar, eshte dashur qe te beje qmos qe te ndihmoj boksin ne te gjitha menyrat e mundshme, pasi qe ai ka mundesi te beje nje gje te till.
luan tutsiii 😛