Eliminohet Sopa
1 min readMinsk, Bjellorusi, 6 Qershor 2013 – Boksieri i vetëm shqiptar në kampionation evropian që garonte për Gjermaninë, Kastriot Sopa është eliminuar në meçin çerekfinal ndaj vendasit nga Bjellorusia, Vazgen Safaryants. Sipas gjyqëtarëve të tre raundet i takuan bjellorusi Safaryants ku në fund doli fitues me rezultat 3 me 0.
Sopa sikur se në “World Series Boxing” të cilin la përshtypje të mirë me dy fitore dhe një humbje, dhe nga kampionati evropian largohet me kokë lartësi duke treguar se ky djalosh ka të ardhme. Ai është vetëm 20-vjeçar dhe deri më tani ka arritur disa rezultate kulminante.
Sopa ka qenë dy herë kampion i Gjermanisë me 2010 dhe 2011 në konkurrencën e juniorëve. Ndërsa në konkurrencën seniore ka arritur të dal i treti me 2011 dhe nënkampion në vitin e kaluar. Kurse këtë vit në kualifikime për të përfaqësuar Gjermaninë doli i pari.
Kosova Boxing do të përcjell me vëmendje boksierin tonë në të gjitha aktivitet në aktivitete ndërkombëtare.
Artan Vërbica
7 Qershor 2013