RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Kastriot Sopa arrinë në çerekfinale të kampionatit evropian në Minsk të Bjellorusisë

2 min read

kastriot sopaMinsk, Bjellorus, 4 Qershor 2013 – Boksieri shqiptar nga Kosova, Kastriot Sopa i cili përfaqëson Gjermaninë, ka kaluar dy pengesat preliminare duke arritur deri në çerekfinale të kampionatit evropian që po mbahet në kryeqytetin e Bjellorusisë në Minsk.

Sopa në xhiron e parë për kundërshtar pati boksierin nga Romania, Alexandru Cucuureanu të cilin e mposhti me rezultatë të ngushtë 2 me 1. Në xhiron e dytë pati poashtu një kundërshtar të denjë nga Armenia, Hovhannes Bachkov të cilin poashtu e mundi me rezultatë të njejtë sikurse romunin Cucuureanu, 2 me 1.

Dy përfaqësueset tona, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë udhëtuar fare pasi që nuk kanë arritur të pajisen me viza nga shteti i Bjellorusisë. Ndërsa boksieri ynë shqiptar që përfaqëson Maqedoninë, Fatlum Zhuta ka arritur deri në Moskë, për të mos e lejuar të vazhdon më tituje për në Bjellorusi, shkaku i vizës dhe për te. Ka qenë fatkeqësi e madhe për struganin Zhuta, pasi është kulmin e karrierës dhe do të kishte mundësinë të fitonë ndonjë medalje.

Meçet çerekfinale do të janë sot me 5 qershor ku nëse Sopa arrinë edhe një fitore, atëhere do të fiton së paku medaljen e bronztë.

Kosova Boxing edhe më parë ka pasqyruar karrierën e Sopës i cili me duelet e tij në World Series Boxing ka arritur të bëhet pjesë e ekipit të parë të Gjermanisë. Ky djalosh premton shumë në të ardhmen. Ndërsa nga Ikona e boksit tonë Luan Krasniqi është cilësuar si njëri ndër talentët më të mëdhenjë në vitet e fundit të boksit gjerman, por edhe më gjerë.

Përgatiti:
Artan Vërbica

 

1 thought on “Kastriot Sopa arrinë në çerekfinale të kampionatit evropian në Minsk të Bjellorusisë

  1. nuk esht e vertet qe federates shqiptare nuk i kan dhen viza, por e kan anashkalu se skan pas koh se “trajnerave te kombetares” i intereson fushata politike, gjynaf per sportin ton si esht katandis me drejtues te lodhur dhe njerez komuniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.