RTK

RTKLive
3 Nëntor, 2024

Liridon Zeqiri dhe Albulena Gubetini më të mirët për 2011 nga FboxK-së

2 min read

Restaurant “Te Rrethi”, Prishtinë, 19 Dhjetor 2011 – Federata e Boksit e Kosovës, me një ceremoni të organizuar në “Restaurant Glass House” në Prishtinë, i ka shpallur laureatët më të mirë të këtij sporti në vitin 2011.

Epiteti i boksierit më të mirë të Kosovës për këtë vit i ka takuar boksierit gjilanas, reprezentuesit kosovar, Liridon Zeqiri, i cili i motivuar pas marrjes së epitetit e më të mirit është shprehur: “Ky eshtë edhe një motivë shtesë që në vitin që po hyjmë tw arrijë sukese edhe më shumë si në vend dhe në arenën ndërkombëtare. Për sukseset e mija e falenderoj trajnerin tim Rexhep Jahirin, kurse  për mbështetje familjen time” ka thënë boksieri më i mirë i kosovës Liridon Zeqiri, për KosovaBoxing.

Zeqiri zgjedhet për herë të tretë radhazi, ai edhe në vitet paraprake me 2009 dhe 2010 ishte zgjedhur më i miri, ndërkohë kjo është hera tretë që fiton këtë epitet gjë që pas luftës nuk e ka fituar asnjë boksier tjetër.

Ndërkohë, boksierja më e mirë në konkurrencën e femrave u shpallë Albulena Gubetini.”Pas shpalljes si boksierja më e mirë e Kosovës për këtë vit, po ndihem shumë e lumtur, sepse  kam stërvitur shumë për të arritur këtë epitet dhe do të punoj shumë më shumë për të arritur suksese edhe më të mira në vitin e ardhshëm” ka përfunduar boksierja mitrovicase, Gubetini për Kosova Boxing.

Në vazhdim boksieri më i mirë Junior u shpallë Armend Xhoxhaj, kurse më i miri tek kadetët Lirim Bajrami. Për trajner më të mirë, FboxK-së e ka shpallur trajnerin Bashkim Kabashi, përderisa gjyqtari më i mirë është shpallur Agim Tahiraj. FboxK për punëtor më të mirë të viti që po shkon e ka shpallur Latif Demollin, ndërsa klubi më i mirë Fushë Kosova.

Ndërsa i ka vlerësuar më të mirët tek seniorët si: Burim Hasani, Kreshnik Kokollari, Egzon Muqolli, Gazmend Gashi, Kadri Murseli, Artan Brahimi, Arbër Elezaj, Fatos Ferizi dhe Durim Thaqi. Pastaj boksierët junior: Alban Qiriqi nga Fushë Kosova, dhe boksieri i vitit tek kadetet Fisnik Muharremi, nga Trepçëa’89. Tek boksieret femra më të dalluarat u shpallen Marigona Beadini e Prishtinës dhe Fatlume Ahmeti e Dritës së Gjilanit. Boksieri,  më perspektiv u zgjodh Ylber Salihu, i klubit Prishtina.

FBoxK me mirënjohje ka nderuar DSK-në, Stafin Mjekësor Dr. Gani Halilaj, e Dr. Agron Kamberin dhe të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike. Poashtu me mirënjohje ka nderuar edhe Agjensionin e lajmeve të boksit Kosovaboxing.org.

Foto : Avdush CAKAJ / Kosovaboxing.org 

 Përgatiti : Avdush CAKAJ
19 Dhjetor 2011
 

4 thoughts on “Liridon Zeqiri dhe Albulena Gubetini më të mirët për 2011 nga FboxK-së

  1. Pershendetje dhe Urime Boxerit me te mir te vitit Liridon Zeqiri

    A osht qeky aj Liridoni qe thojshin qe se ka meritu me u kon ma i miri …

  2. Urime me te mireve,suksese ne te ardhmen .Urime per juniorin me te mire Armendin suksese ne meqet e tjera.

  3. O Agimi eshte legjend e gjall e Boksit, por jo vetem e boksit po legjend e gjall ne shume fusha tjera

  4. urime hajnve se krejt jon keto rrena te latif demollit hajnat i vjedhin paret e bokserve e ipin raki edinat mir axhani i mitrvses rrin veq i pit e mehmet bugjvci jan hajnat qfar boksi bani ju bre marre ju koft

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.