RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Enver Salihu: Dështim i Federatës së Boksit të Maqedonisë

2 min read

Kampionati individual i Maqedonisë në boks, duhej që të mbahet këtë fundjavë në Tetovë mirëpo e njëjta është anuluar papritmas duke “nokautuar” kështu klubet që bënin përgatitjet e fundit.

Sipas drejtuesve të këtij institucioni, shkaku është mungesa e kushteve financiare. Me vendimin e marrë janë frustruar shumë klube nga vendi, ndër ta edhe drejtuesit e KB “Çair” nga Shkupi. “Është mëkat për boksierët tonë që anulohet një aktivitet i tillë, kur dihet se ata ka një kohë që po përgatiten maksimalisht dhe po japin gjithçka që të paraqiten sa më mirë në këtë garë. Unë si trajner jam ndje shumë keq kur dëgjova lajmin, dhe të them drejtën jam frustruar shumë, pasi kjo nuk është hera e parë që i bëhen padrejtësi boksierëve.

Një situatë e tillë ndodhi edhe në kampionatin ekipor, kur gjithçka u shkatërrua nga disa persona dhe për atë incident nuk u ndëshkua askush”, tha trajneri i klubit, Enver Salihu. Ai shton se në mbledhjen e ardhshme do të kërkoj së bashku me disa klube që të zgjidhen këto probleme, pasi asgjë nuk po funksionin.

 “Ne së bashku me disa klube do të kërkojmë që në kuvendin e ardhshëm dikush të merr përgjegjësi për këto anulime. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë jemi të gatshëm që të kërkojmë nderim të kryesisë, pasi kështu boksi dita ditës po humb vlerën e saj në Maqedoni. Drejtuesit përveç turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë” nuk kanë organizuar asnjë garë tjetër, është mëkat për boksierët të zhvillojnë 1 deri 2 meçe në vit”, deklaroi për “Kosova Boxing”,  theksoi Salihu.

Në pyetjen tonë se a mendohet të formohet një Federatë paralele nëse këta persona nuk largohen, trajneri tha se kjo nuk do i ndihmonte sportit. “Nuk është primare që ne të formojmë një Federatë paralele, pasi ashtu do i bënim edhe më shumë dëm këtij sporti. E vetmja zgjedhje është që këta 4 – 5 persona që po e mbajnë peng këtë institucion të largohen dhe ti japin hapësirë personave të rinj që ja donë të mirën këtij sporti e jo ta mbajnë të njëjtën për përfitime personale”, deklaroi trajneri i Çairit.

Ndryshe, ai shton se është me fat që kufizohemi me shtete si Kosova e Shqipëria dhe klubi i tyre atje garon kur ka turne. “Boksierët tanë për të mbajtur formën i dërgojmë në turne të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, mirëpo sivjet nuk kanë munguar as aktivitet ndërkombëtare. Perspektiva e boksit është te të rinjtë, prandaj atyre duhet t’ia përgatitim rrugën e suksesit”, përfundoi Enver Salihu.

Avdyl Salihu
22 Dhjetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.