RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Fatlum Zhuta zgjedhet boksieri më i mirë i Maqedonisë për 2011

1 min read

Shkup, 6 Janar 2012 – Boksieri shqiptar nga Struga e Maqedonisë, Fatlum Zhuta është zgjedhur boksieri më i mirë për vitin 2011 në Maqedoni. Ai u votua unanimisht nga juria e përzgjedhur në krye me kryetarin e Federatës së boksit të Maqedonisë,  Vojo Nastevski duke e lënë mbrapa boksierët si Primislav Dimovski dhe Veli Mumin. Zhuta ishte i kënaqur me shpërblimin dhe arritjet e tij, ndërkohë shpreson të kualifiokhet në Lojrat Olimpike “Londra 2012”.

“Jam i lumutur për shpërblimin, ku jam zgjedhur më i miri nga federata e Maqedonisë. Poashtu falenderoj edhe Kosova Boxing për cmimin për boksierin më të mirë shqiptar në boksin amator për 2011. Ndërsa nëncmimin që më bëri Federata e Boksit të Kosovës në turneun “Adem Jashari” ka qenë më dëshpëruese në jetën time, gjë që nuk e kam pritur” theksoi Zhuta.

Zhuta shpreson në kualifikimin për Lojrat Olimpike me 2012 në Londër. Ai do të vazhdon përgaditjet kualifikuese që mbahen në qytetin Trabzon të Turqisë me 16 Prill. “Jam në formë të mirë dhe shpresoj të kualifikohem në Lojrat Olimpike” tha Zhuta.

Kosova Boxing i uron suksese të mëtejme dhe sipas analizës sonë, ai ka potencial dhe kualitete për kualifikim në Lojrat Olimpike.

Artan Vërbica
6 Janar 2012

2 thoughts on “Fatlum Zhuta zgjedhet boksieri më i mirë i Maqedonisë për 2011

  1. urime dhe suksese te me tutjeshme kjo ka rendesi per ju si sportist dhasht zoti te kualifikoeni ne lojrat olimpike sa per padrejtsin ne turneun ADEM JASHARI le tjet mesim per herat tjera suksese edhe njer…

  2. Ishalla Fatlum ki fat ne kualifikim në Lojrat Olimpike. Sukses urime bokseri vitit 2011, ki meritu Zhuta se je bokseri maj mir edhe niher uroje sukses, ishala zoti ta plotson deshiren në Lojrat Olimpike. Ishalla zotit nimon pershendes nga zemra nga Mahmut Gorda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.