RTK

RTKLive
3 Nëntor, 2024

Lawal vazhdon shkëlqimin dhe ngritjen në renditjen botërore

1 min read

Boksieri i menaxhuar nga shqiptarët, Nuhu Lawal mposhti Arman Torosyanin me vendim unanim

Nuhu Lawal 3Karlsruhe, Gjermani, 17 tetor 2015 – Boksieri Nuhu Lawal që menaxhohet nga dy menaxherët shqiptar, Franc Ndue dhe Astrit Ademaj, ka bërë hapin më të madh në karrierë këtë fundjavë duke mposhtur gjermanin Arman Torosyan me vendim unanim pas 12-raundeve.

Nuhu Lawal 1Nuhu Lawal 2Nuhu Lawal 7Lawal dominoi plotësisht duelin që nga raundi i parë. Tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e Lawal me rezultatë bindës. Rosario Trilio – 117-111, Joerge Milke – 116-111 dhe Giuseppe Commercio me 119-109.

Ndue dhe Ademaj ishin mjaft të kënaqur me arritjen e kësaj fitore dhe progresin që po arrinë boksieri i tyre. “Jam i lumtur me fitoren. Ky triumf e dërgon boksierin tim para. Unë presë akoma përparim në të ardhmen. Rrugëtimi i jonë po vazhdon, tani po arrijmë te kreu” tha Franc Ndue për Kosova Boxing.

I gëzuar dukej edhe Astrit Ademaj i cili theksoi: “E kemi ditur se do të fitojmë. E njohim potencialin e tij. Lirisht mund të them se Lawal mund të mposht çdo boksier në tre kategoritë, super të mesme, të mesme dhe super të mesme”.

Me këtë fitore Lawal renditet i 54-ti në Botë në kategorinë e mesme. Ai në 21 meçe të tij të deritashme ka 21 fitore (12 KO) në po aq meçe. Ndërsa për Torosyan kjo ishte humbja e dytë në karrierë, karshi 16 fitoreve (13 KO) dhe një barazimi.

Artan Vërbica – 19 tetor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.