Franqezi Tony Yoka, ylli i Kampionatit Botëror
1 min readEkspertët botëror të gjithë e kishin besuar finalën mes kroatit Filip Hrgovic dhe kazakut Ivan Dychko. Por, kjo finale u prish nga një boksier tjetër, nga fituesi i medaljes së bronzt të Lojrave Evropiane Baku 2015, franqezit Tony Yoka.
Franqezin Tony Yoka nuk e kishin konsideruar as favorit për medalje në këtë kampionat, por franqezi një nga një arriti ti mposht duke fituar me plotë meritë medaljen e artë.
Në meçin preliminar të tetës së finales Yoka u takua me kinezin Wang Zhibao, të cilin e mposhti me rezultat 3 me 0. Në çerekfinale befasoi bartësin numër dy në këtë kampionat botëror, kroatin Filip Hrgovic të cilin e mposhti me rezultat të ngushtë, 2 me 1. Në gjysëmfinale nuk pati shumë problem me britanikun Joseph Joyse të cilin e mposhti, 3 me 0. Në finale befasoi edhe bartësin numër një, kazakun Ivan Dychko duke e mposhtur me rezultat, 2 me 1.
Ky triumf dhe senzacion i franqezit nga agjencioni ynë përzgjedhët si boksieri më i mirë i këtij botërori. Olimpijada do të na sjellë prapë emocione në këtë kategori mes Dychkovit, Hrgovicit, Yokas dhe të tjerëve.
Kosova Boxing
15 tetor 2015