RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Golovkin e dëshmon vetën edhe ndaj Lemieux

1 min read

Golovkin 5Madison Square Garden, New York, 17 tetor 2015 – Kanadezi David Lemieux është përkujdesur më shumë për frizuren dhe llukun e tij se sa për kundërshtarin Golovkin. Si duket ai nuk e ka marrë për bazë kualitetin e kazakut dhe kjo bëri që Golovkin ta rrah keq në çdo raund.

Dominimi i Golovkinit ishte që nga fillimi, nga raundi i parë deri në të nëntin kur duelin e AP APTOPIX GOLOVKIN LEMIEUX BOXING S BOX USA NYGolovkin 4ndali gjyqëtari Steve Willis. Ishte raundi i nëntë dhe Lemieux nuk mund të mbrohej më dhe Golovkin u shpallë fitues.

Me këtë fitore Golovkin arriti edhe titullin tjetër botëror atë IBF ta bëjë për veti. Tani ai në sertarin e tij ka titullin e kampionit të botës në versionin SUPER WBA, IBF, Interim WBC, dhe IBO.

Pas meçit Golovkin theksoi se do të unifikoj edhe titujt tjerë. Atij i mungon ai i WBO-së dhe WBC-së.

Në këtë meç Golovkin fitoi 2 milion $, ndërsa Lemieux fitoi 1.5 milion $.

Me këtë fitore Golovkin mbetët i pamposhtur me bilanc prej 34-0 (31 KO). Ndërsa për Lemieux ishte humbja e tretë në karrierë karshi 34 fitoreve (33 KO).

Kosovaboxing.org
19 tetor 2015  

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.