Lajmi i fundit: Mati shënon fitore me TKO 6
1 min read
Shkruan:
Aurora Vërbica
Florida, SHBA, 18.12.2020 – Reshat Mati (9-0, 7KO) ka vazhduar shkëlqimin duke triumfuar ndaj afrikanit nga Kenia, Dennis Okoth (4-5-1, 2KO) me nokaut teknik në raund të gjashtë.
Mati e filloi mirë përballjen, ku qysh në raundin e parë dhe të dytë tregoi se ka më shumë potencial se Okoth. Ai dëshmoi në këto dy raunde sidomos direktin e majtë, goditjen e afërt të majtë nga afërsia, si dhe u shqua herë pas herë duke e goditur edhe me direktin e djathtë. Në raundët në vazhdim Mati mbajti balancin duke qenë më i kujdesshëm dhe duke mbajtur duelin nën kontroll, ndonëse edhe në këto raunde arriti të shquhet herë pas herë. Në përfundim të raundit të pestë, stafi i tij në kënd e këshilloi që ai të ketë kujdes sepse, sipas tyre ai udhëhiqte me 4:1. Dhe fitorja do t`i takonte. Por kur kjo nuk u prit, Mati në një moment lansoi të djathtën e tij duke e dëmtuar rëndë Okothin. Ai edhe vetë u befasua kur Okoth nga goditja e ktheu shpindën dhe më pastaj i vazhdoi goditjet të një pas njëshme deri sa gjyqëtari në ring Telis Asseminios ndërpreu përballjen.
Konsiderojmë se kjo është një vazhdimësi e suksesshme e Reshat Matit, i cili po vazhdon marshimit drejt ngritjes dhe suksesit në nivel botëror.
www.kosovaboxing.org