RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

GGG e shkatërron Szeremetan

2 min read

Florida, SHBA, 18 dhjetor 2020 – Ashtu siç është pritur edhe ka mbarur punë Gennady Golovkin. Ai sonte jo vetëm që dominoi, po në një formë poshtëroi boksierin polakë duke mposhtur me nokaut teknik në raund të shtatë. Szeremeta nuk tregoi asgjë, u tregu nivel shumë i dobët, as nivel evropian, ndoshta nga sfida e madhe, por humbja e pësuar nuk e arsyeton atë. Në këtë përballje Golovkin gjuajti 228 goditje duke gjetuar cakun 94 goditje, ndërsa Szeremeta 94 goditje, vetëm 10 ishin të sakta.

Golovkin (41-1-1, 36 KO) si gjithmonë e filloi furishëm meçin ku qysh në raundin e parë hedhi Kamil Szeremetan (21-1-0, 5 KO) në dysheme. Ai vazhdoi dominimin e tij ku në raundin e ardhshëm të dytin e gjuan sërish në nokdovn. Golovkin arriti ta hedh në dysheme edhe dy herë tjera në raundin e katërt dhe të fundit atë të shtatë, ku këndi i Szeremetas dorëzoi meçin.

Një fitore e madhe për Triple-G, i cili pret fituesin Canelo vs. Smith që do të zhvillohet sonte në anën tjetër të SHBA-ve, sonte në San Antonio të Texas-it.

I pyetur se cili cili do të fitoj, GGG theksoi: “Do të fiton ai që është më i shpejtë”. Cili mendon që është më i shpejt, ai sërish i tha: “Fast-Fast” duke lënë të hapur, e te shohim se cili do të jetë fituesi sonte.

Matchroom Promotion edhe kësaj radhe ka bërë një përmbledhje prej 4 boksierëve më të mirë dhe sigurisht që e gjithë bota dëshiron duelin e tretë, Canelo vs. GGG -3-, por kjo do të mësohet sonte. Një është e sigurt, se Canelo nuk do ta ketë aq lehtë kundër Smith-it.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.