RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Kush është sfiduesi i Besim Kabashit

2 min read

Kosovaboxing.org ju sjell pak më shumë për kundërshtarin e radhës të Besim Kabashit dhe disa informacione tjera rreth luftës së ardhshme që do të zhvillohet me 20 Mars në Munih të Gjermanisë. Kundërshtari i radhës i Besim Kabashit, kampionit botërorë në versionin WKA deri -95 kg,  do të jetë estonezi, Andrei Monzolo.  Në datën 20 Mars do të përqendrohemi në Munih të Gjermanisë ku do të shohim edhe një mbrojtje të titullit nga Besim Kabashi. Kundërshtari i Kabashit vjen nga Estonia i cili shquhet si kick-boxier mjaft i fortë. Ai është 25-vjeçar, i gjatë 182 cm. Gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 23-lufta, ku ka shënuar, 20-fitore (8 KO), dhe 3-humbje. Andrei Manzolo është kampion Baltik dhe kampion evropian në  versionin ILK (International League of Kick-boxing). Ai stërvitet në klubin Gym EAK. Trainer i tij është Rene Raudsepp.

Besim Kabashi gjatë vitit 2009 ka zhvilluar katër duele ku të gjitha i ka shënuar fitore. Ndër katër luftat që i ka pasur, tre herë ka mbrojtur titullin e kampionit botërorë. Ai fitoi titullin e versionit WKA në fund të vitit 2008. Besojmë që edhe kësaj radhe do t`a mbron titullin në mënyrën më të mirë.

TV i njohur gjerman sportiv DSF do të emitoj duelin katër dit më vonë me 24 Mars nga ora 22:15.  TV publik i Kosovës, RTK si çdo here tjetër do t`a emitoj duelin Kabashi dhe Monzolo një apo dy javë mbas, kështu që shiquesit do të kenë mundësi të shohin luftën e Kabashit.

Artan Vërbica
2 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.