RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kryeziu dhe Rama boksojnë në parameçe në Ludwigsburg

2 min read

Dy boksierët perspektiv tanë, Festim Kryeziu i njohur në Gjermani si  Timo Schwarzkopf, dhe Butrint Rama, do të paraqiten këtë të shtunë në Ludwigsburg të Gjermanisë në parameç të Luan Krasniqit dhe Uwe Huck. Kjo ngjarje njëherit do të zmadhoj duke pasur tre meçe të shqiptarëve që do të sjellin emocione të paparishikueshme. 

Festim KryeziuKryeziu i cili deri më tani ka zhvilluar 12 meçe profesioniste, duke fituar të gjitha, ndër to shtatë me ndërprerje, do të ketë sfidë të vërtetë ndaj britanikut Junior Witter i cili ka përvojë të madhe në boksin profesionistë me bilanc prej 41 fitore (22 KO), 6 humbje dhe dy barazime.

Njëherit Witter është ish-kampion botës në versionin WBC, në dy kategori, në gjysëm velter dhe velter. Titullin WBC në gjysëm velter e fitoi me 2006 me fitore ndaj DeMarcus Corley. Ai më pastaj mbrojti titullin e kampionit ndaj Arturo Morua, duke sfiduar më pastaj edhe titullin e WBC-së në kategorinë velter ndaj ndaj Vivian Harris duke e mposhtur me nakaut në raund të shtatë. Witter gjatë karrierës së tij ka boksuar edhe me shumë emra të tjerë si kampionin e botës, Timothy Bradley, Frankie Gavin, etj.

Të gjitha këto rezultate nga Witter nuk e kanë frikësuar boksierin tonë i cili me fitore ndaj tij do të synoj një kapitull të ri, ajo që atij do ti hapet dritarja për të sfiduar titullin e kampionit të botës. Edhe pse 22-vjeçar, Kryeziu me talentin dhe punën e tij është duke lënë gjurmë në boksin tonë. Dueli Kryeziu dhe Witter do të zhvillohet në 10-raunde.

Butrint RamaNdërsa boksieri tjetër që do të paraqitet në Ludwigsburg, do të jetë edhe Butrint Rama i cili përball do të ketë hungarezin me përvojë Janos Varga. Rama i cili deri më tani ka zhvilluar 7 meçe, duke i fituar të gjitha, ndër to pesë me ndërperje do të synon fitoren e radhës. Kundërshtari i tij Varga deri më tani ka zhvilluar 34 meçe profesioniste duke shënuar 14 fitore (12 KO), 19 humbje dhe një barazim. Kjo përballje do të zhvillohet në 6 raunde, dhe do të sjellë poashtu çaste të mira për gjithë adhuruesit e boksit.

Rama një ish-kikboksier i suksesshëm dhe boksier amator me rezultate të mira është duke ecur rrugës së drejt me menaxhim të mbikqyrur mirë dhe me hapa të ngadaltë drejt suksesit të tij. Ai me 2014 do të sfidon një titull të rëndësishëm.

Kosova Boxing në ditët në vazhdim do t`ju sjellë rrejdhjat më të reja nga kjo ngjarje e madhe boksit profesionist. Poashtu Kosova Boxing do të përcjell nga afër ngjarjen, si nga konferenca për gazetar, matjet zyrtare dhe përballjet që lexuesve tanë t`ju sjellim këtë meçe sa më afër, kudo që janë.

Përgatiti:
Artan Vërbica
11 nëntor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.