RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

Ismaeeli fiton jo bindshëm Hallasin në Kalmar të Suedisë

2 min read

IMG_0983Kalmar, Suedi, 9 nëntor 2013 – Mbrëmja e boksit e organizuar në Kalmar të Suedisë nga ish-kampioni i botës Armand Krajnc, solli disa meçe interesante ku Kosova Boxing nga afër përcolli këtë ngjarje interesante.

Dueli kryesor ishte ai ndërmjet suedezit Rastgar Ismaeel 4-1-0 (1 KO) dhe hungarezit nga Vojvodina, Robert Hallas 3-8-0, në të cilën fitoi Ismaeel me vendim kontraverz të gjyqëtarëve, IMG_0893pasi që Hallas ishte më i mirë duke e hedhur në dysheme në raundin e dytë dhe ishte më i mirë në raundin e tretë dhe të katërt. Ndërsa Ismaeel ishte në nivel vetëm në raundin e parë, por në fund dy gjyqëtarët fitoren ia dhanë boksierit vendas, ndërsa njëri barazim.

IMG_0808Duel intersant ishte në konkurrencën e femrave ndërmjet dy ish-tajboksierëve të njohura, suedezës Johanna Rydberg 1-0, dhe kroatës Nevenka Mikulic 1-2. Dueli ishte i përafërt dhe i ngushtë, por për një nuancë boksierja suedeze tregoi më shumë duke fituar këtë përballje.

IMG_0789Joel Larsson 2-0, ishte më i mirë se kroati Marko Vucevic 0-2, duke e fituar duelin para kohe, në raundin e dytë.

Adrian Granat 1-0, debutoi në boksin profesionist duke mposhtur polakun Patryk Kowoll 2-10-0 (1 KO) me nakaut teknik në raund të dytë.

IMG_0921Sven Fornling, 1-0 (1 KO)  debutoi me nakaut teknikë ndaj kroatit, Jovo Paskas 0-1.

Polaku Robert Talarek, 2-2-1 (1 KO) arriti të fitoj me ndërprerje ndaj suedezit Omid Zarabi, 0-1.

Kristofer Storm, 2-1 (1 KO) ishte më i mirë se kroati Zeljan Jesic, 1-1, duke e mposhtur me nakaut teknik në raundin e dytë.

Foto: Kosova Boxing

Kosovaboxing.org
10 nëntor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.