RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kosova Boxing mori pjesë në seminarin “Boxing Rules Meeting”

1 min read

3Kalmar, Suedi, 9 nëntor 2013 – Agjencioni Kosova Boxing mori pjesë në ngjarjen e boksit të zhvilluar këtë fundjavë në Kalmar të Suedisë.

Në këtë ngjarje interesante ne poashtu morëm pjesë në seminarin për menaxher, matchmaker, promoter, gjyqëtar dhe trajner nga Sekretari i Federatës së boksit profesionist të Suedisë, Olaf Johamsson. 1IMG_069375IMG_0985Kështu që analisti ynë Artan Vërbica ndjeku nga afër këtë seminar i cili do të sjell një përvojë të re nga ky seminar për boksin profesionist në Kosovë.

Temë kryesore ishte poentimi, regullat e reja të Knock-Down-it, numërimi nga gjyqëtari, titulli i kampionëve si mbrohet në çdo raund dhe në të fundit, goditjet nën brezë të ndaluara, faulet aksedentale, menaxhimi i boksiereve, kontratat boksier dhe menaxher dhe anasjelltas, si dhe sigurimi i matchmaker-it për meçe për kosto për paraqitje dhe mosparaqitje, suspendimet, mjetet e ndaluara stimuluese, dhe shumë gjëra tjera të lidhura për boksin profesionist.

Kosova Boxing poashtu shfrytëzoi takimin me presidentin e Federatës së boksit profesionist të Suedisë, Bjorn Rosengren dhe sekretarin Olaf Johamsson duke e informuar rreth rrjedhave të boksit profesionist në vendin tonë por edhe punës sonë në përgjithësi si portal i boksit, revistën e Kosova Boxing dhe menaxhimin e boksierëve dhe ndërmjetësimin e shumë ngjarjeve rreth botës.

Kosova Boxing afër çdo ngjarje sportive.

KOSOVA BOXING
10 nëntor 2013

1 thought on “Kosova Boxing mori pjesë në seminarin “Boxing Rules Meeting”

  1. Bravo shum shum mir qe keni ken afer kti seminarit se kena nevoj per te mesuar shum gjera. Shpresoj qe kto mesime qe keni marr ne seminar te ndjeken dhe te perhapen ku te ket boks.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.