RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Sherifi i gatshëm të dëshmohet në rikthimin në SHBA

1 min read

Sevdail SherifiBoksieri ynë Sevdail Sherifi do të ketë sfidën e tij të dytë në SHBA këtë fundjavë në Resort & Casino, Verona, në New York . Sherifi do të takohet me të pamposhturin deri më tani, Quantis Graves, i cili deri më tani ka zhvilluar 9 meçe profesioniste, duke fituar të gjitha, katër prej tyre me ndërprerje. Dueli do të zhvillohet në 6 raunde.

Sherifi i motivuar si kurr më parë dëshiron që ti tregoj të gjithëve se humbja e fundit e tij ishte e rastësishme dhe do të triumfon në këtë përballje. Duelin e fundit Sherifi kundër Joshua,  ishte në epërsi në të gjitha raundet, por pas një pakujdesie mori një goditje në raundin e pestë duke humbur meçin.

“Kam punuar shumë për këtë meç. Dëshiroj ti tregoj të gjithëve se humbja e fundit ishte fatkeqësi për mua. Falenderoj menaxherin tim Dovolonin për besimin në mua dhe mundësinë që më ka dhënë prapë” theksoi Sherifi për Kosova Boxing.

Sevdail Sherifi 1Sherifi deri më tani ka zhvilluar 13 meçe profesioniste, duke shënuar 9 fitore (8 KO), dy humbje dhe dy barazime.

Artan Vërbica
12 nëntor 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.