RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Kreshnik Rrustemi takohet me sërbin Nenad Pagonis këtë të shtunde në Athinë

2 min read

Kreshnik Rrustemi do të paraqitet këtë fundjavë në ringun e Athinës, kundër sërbit Nenad Pagonis. Kjo luftë do të jetë e mirëpritur për kick-boxierin tonë, pasi që do të luftoj njërin ndër duelet më të rëndësishëm të karierës së tij, pasi që përballet me një sërb. Pagonis është nga qyteti i Novi Sad por jeton prej kohësh në Greqi, por mbron ngjyrat e Sërbisë. Ai vitin e kaluar është shpallur kampion i Evropës dhe Botës në kick-boxin amator, në konkurrencën deri 85 kg. Ndërkohë Kreshnik Rrustemi nga viti 1998 jeton në Belgjikë dhe ka mësuar kick-boxin, po në këtë vend. Ai ka nënshtetësi të Shqipërisë dhe gjithmonë paraqitet me flamurin kuq e zi. Ai shquhet si njëri ndër talentët më medhenjë shqiptar dhe shquhet për guximin e tij. Kreshnik Rrustemi është pjesë e njërit ndër klubeve më  të njohur në botë ”I`ts show time”.

Si pjesë e redaksisë sonë dhe bashkëpunimit të ndërsjell që kemi me njohësin e Kick-boxit tonë, Armend Fetahun, i cili ka diapazon të gjërë për kick-boxierët tonë dhe atë botëror, na dha këtë vlerësim për duelin Rrustemi dhe Pagonis. “Kam besim shumë në Rrustemin, duke u bazuar në talentin dhe fitoret që ka shënuar në karierë. Por do të jemi dëshmitar me 11 Dhjetor” deklaroi Fetahu.

Kjo mbrëmje do të jetë e fundit për këtë vit e organizuar nga ekipi “I`ts Show Time”. Ndërkohë do t`ju sjellim edhe një intervistë nga Rrustemi të cilën e dha dje për një televizion grek. Në Greqi jetojnë shumë shqiptar, le te jemi në numër sa më madh në përkrahje të luftëtarit tonë. Kosovaboxing.org lajmi më i shpejtë …

Armend Fetahu
7 Dhjetor 2010

1 thought on “Kreshnik Rrustemi takohet me sërbin Nenad Pagonis këtë të shtunde në Athinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.