RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Agron Xhilla ndeshët me Marko Angermann në parameç të Klitschko dhe Chisora

1 min read

Boksierit tonë të talentuar Agron Xhilla i është përcaktuar kundërshtari për duelin e kësaj jave që zhvillohet në Manhajm të Gjermanisë. Xhilla për kundërshtar do të ketë gjermanin Marko Angermann i cili ka rekord prej 4-fitore dhe 5-humbje. Dueli do të jetë i një rëndësie të veçantë pasi që zhvillohet si parameç  i duelit Wladimir Klitschko dhe Derek Chisora. Pra miliona shikues do të kenë mundësi të shofin boksierin tonë edhe nga televizionet botërore që do të shfaqin këtë duel. Xhilla deri më tani ka zhvilluar pesë duele profesionale duke fituar të gjitha sfidat, e ndër to tre i ka përfunduar para kohe. Edhe pse me tre duele profesionale, ai morri guximin dhe udhëtoi në Kenija të Afrikës në muajin tetor, duke fituar titullin e lindjes-qendrore ndaj afrikanit Mustapha Noor.

“Jam përgaditur mjaft mirë për këtë duel. Do të jetë kënaqësi e madhe të boksoj në parameç të Klitschko dhe Chisora. Shpresoj në fitore” deklaroi Xhilla për Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
8 Dhjetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.