RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Kreshnik Rrustemi mposht Michael Duut me TKO 1

2 min read

Bruksel, Belgjikë, 12 Maj 2012 – Kreshnik Rrustemi ka realizuar fitore spektakulare me TKO 1, ndaj kikboksierit mjaft të fortë Michael Duut. Rrustemi tregoi edhe një herë vlera të mëdha duke qenë i saktë dhe pretendues i vërtet, duke realizuar fitoren e 33-të në karrierë. Duut u gjend tre herë në dysheme nga kikboksieri ynë. Në këtë meç elementi i suksesit ishte dora e majtë e Rrustemit, ku shumë mirë e pa mangësin e kundërshtarit. Rrustemi së pari e shpartalloi me një direkt të majtë për të hapur atë, dhe deri sa ai priti se ai do të gjuaj të djathtën, ai sërish e la hapun pjesën e majtë të hapur ku Rrustemi me një kroshe të majt ia humbi busollën. Plasuan goditjet të një pas njëshme ku Duut u gjet në dysheme për herë të parë. Duut u zgjua për të vazhduar por Rrustemi sërish me goditje të djathtë i dha knock-down të dytë. Sërish Rrustemi ishte ai që vazhdoi me rritëm të njejtë ku me disa goditje tjera rrëzoi për herë të tretë, ku sërish përcaktuese ishte goditja me të djathtë, ku i dha përfundim këtij meçi.

Rrustemi ishte jashtëzakonisht i lumtur për këtë triumf. Ai ndeshjen e radhës do të zhvillon me 30 Qershor, sërish në Bruksel, por kësaj radhe për kundërshtar do të ketë legjendën e kikboksit Jerome Le Banner.

Kosova Boxing realizoj një bisedë pas këtij meçi, ku Rrustemi ishte mjaft i kënaqur me këtë fitore. Ai do të pushoj disa ditë në Kosovë, për të vazhduar më tej me stërvitje për duelin e radhës.

Artan Vërbica
13 Maj 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.