Kosova rrëmben dy të arta dhe një të argjent, ndërsa Zhuta ka fituar poashtu të artën
2 min readPërfaqësuesja e Kosovës është kthyer nga Bosne e Hercegovina me dy të arta dhe një të argjentë. Turneu “Hakija Turilic” i cili është tradicional ka qenë mjaft i sukseshëm për boksierët tanë, ku nga 12 shtete, Kosova ishte ndër më të mirat. Boksierët tanë treguan cilësi të lartë në këtë turne. Pjesëmarrëse ishin këto shtete, Gjermania, Spanja, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Jordania, Kosova dhe vendasi Bosne e Hercegovina.
Në ditën e parë Liridon Zeqiri boksoi kunër boksierit nga Bosne e Hercegovina, Adnan Hadimakic duke e mposhtur me vendim unanim. Burim Hasani ishte poashtu më i mirë se slloveni, Ales Kujavec duke e mposhtur me vendim unanim. Fitore shënoi edhe Arian Gashi i cili doli të jetë më i mirë se slloveni, Nedeljko Nec me vendim unanim. Të tre boksierët kosovar siguruan finalen. Krahas boksierëve të Kosovës, pjesëmarrës në këtë turne ishte edhe njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar, përfaqësuesi i Maqedonisë, Fatlum Zhuta. Zhuta në gysmëfinale doli fitus ndaj boshnjakut Admin Kukic.
Nuk kishte më mirë ku katër shqiptar ishin në finale, dhe nga katër përballjet tre dolën ngadhënjyes. Zeqiri kishte në finale sërish një boksier nga Bosna, por kësaj here nga republika srpska, Jovica Jovanovic të cilin e mundi bindshëm me vendim unanim. Hasani në finale u takua me spanjollin Alonso Felte, ku dueli ishte mjaft i vështirë, por gjyqëtarët vendosën për Hasanin. Gashi në finale u takua me malazesin Emir Sabotic. Dueli ishte mjaft i barabartë dhe vendosën nuancat e vogla, por në fund gjyqëtarët fitoren ia dhanë Saboticit. Zhuta në finale boksoi me kroatin Marko Markovic të cilin e mposhti bindshëm.
Pra, turneu tradicional Hakija Turilic mbyllet me suksese të lartë të boksierëve tanë.
Shpend Ahmeti
15 Maj 2012
Shum mir vetem vazhdoni
burim hasani ishte tkniki maimiri ne sarajv bravo burim s e nuk ka bokser qi te del ne 64 klgrm bravo
urime per bokseret shqiptar per suksese ne sarajev se as ni turn pa bokseret shqipetar nuk asht interesant
bokseri jovica jovanoviq asht bokser i bosnjes dhe hercegovines gabim asht republika srpska
bravoo veq vazhdoni kshtu 😉
o jukam than qi ni bokser eka kosova e aj esht burim hasani bravo veq vazhdo m ti qishtu se ma i mir jeeeeeeeee
po ti kishin kushtet ma te mira tant shum shum ma lart tjerve do te ishin sepse ne si shqiptar jemi te lindur per sporte luftarake dhe sport vetanake.
boksieri me i mire ne kosove per te treten here eshte liridon zeqiri #1