RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Azize Nimani kalon dy xhirot e para në kampionatin botëror “Qinhuangdao 2012”

3 min read

Kampionati botëror  për femra ka filluar me 11 Maj dhe do të zgjasë deri me 19 maj, në qytetin Qunhuangado të Kinës. Kampionati i 7-të botëror  nuk ka mundur të filloj më mirë për boksierën tonë Azize Nimani duke shkëlqyer në dy xhirot e para. Shpresa e vetme shqiptare në boksin olimpik për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike, Azize Nimani ka shkëlqyer në dy xhirot e parë të kampionatit botëror. Nimani ka mposhtur dy rivale mjaft të forta duke rritur gjasat për të fituar normën për Lojrat Olimpike “Londra 2012”. Nimani mbron ngjyrat e Gjermanisë, në pamundësi të boksoj për Kosovën.

Nimani në xhiron e parë u takua me boksierën nga Kosta Rika, Pamela Richardson të cilën e mposhti me rezultat bindës, 23 me 6. Në xhiron e dytë Nimani pati punë me fituesën e medaljes së bronzt, të tretën në Botë nga kampionati fundit botëror “Barbados 2012”, Hanne Maekinen duke e mposhtur me rezultat, 14 me 11. Këto rezultate, jo rastësisht e kanë dëshmuar Nimanin si njërën ndër boksierët më të mirë në Botë, por ajo nesër do të ketë punë të vështirë ku do të përballet me kampionen e botës, kinezën Ren Cancan. Kjo përballje do të jetë e vështirë edhe për faktin se kampionati botëror po mbahet në Qinhuangdao në Kinë, dhe kinezja edhe pse është boksierja më e mirë në Botë, ajo poashtu do të ketë përkrahjen vendase. Fat i keq për Nimanin, ku së paku do ti duhej vetëm edhe një pengesë të fitoj pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike “Londra 2012”.

Të gjitha mediat botërore e kishin lavdëruar startin e fortë të Nimanit në kampionatin botëror, duke eliminuar edhe të tretën e botës, Hanne Maekinen. Por, ajo që ka qenë e mirë për shtetin e Kosovës, ka qenë se ajo edhe në faqen zyrtare të AIBA-së, Nimani prezentohet si e Kosovës, por që bën pjesë për Gjermaninë, gjë që i jap imazh të mirë vendit tonë.

Ja po i citojmë materialin original e federatës botërore të boksit AIBA-së, www.aiba.org :

 

Astana International Tournament winner Azize Nimani born in Kosovo but she is fighting for Germany in the Olympic flyweight class. The 21-year-old lady won each of her contest until the 2010 AIBA Women’s World Championships in Bridgetown where she lost her first ever bout. Nimani continued her excellent winning series in Qinhuangdao as well where she turned back the fight against a favourite, Finland’s AIBA World Championships bronze medallist experienced Hanne Maekinen.

Për më të rejat do t`ju informojmë nesër nga dueli më i rëndësishëm ndaj kinezës Ren Cancan. Në rast të kësaj fitore, Nimani do të jetë shumë pranë medaljes botërore dhe fitimit të normës olimpike “Londra 2012”.

Kosova Boxing do t`ju informojë për rezultatin.

Artan Vërbica
14 Maj 2012

1 thought on “Azize Nimani kalon dy xhirot e para në kampionatin botëror “Qinhuangdao 2012”

  1. Urime te dyja fitoret e shpresojm se dhe neser do fitoni,je nje boksiere e shkelqyshme dhe shpresoj se do behesh kampione e botes,e po ashtu dhe do jesh pjesemarrese ne olimpiad e vetem suksese te lumt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.