RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Shqipëria fiton 2 të arta dhe 1 të argjent, ndërsa Kosova vetëm 1 medalje të argjent në turneun ndërkombëtar “MOSTARI 2012”

4 min read

Kosova dhe Shqipëria kanë marrur pjesë në turneun ndërkombëtar për të rinjë “MOSTARI 2012” deri 18-vjeç në Mostar të Bosnjë e Hercegovinës. Kosova në këtë turne mori pjesë me tre boksier, ndërsa Shqipëria me katër boksier. Ky turne i cili është në kalendar të EUBC-së, gëzon popullaritet të madh, ndërsa përveç Kosovës dhe Shqipërisë, të pranishëm ishin edhe shtete tjera si  Mali i Zi, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Serbija, Suedia, dhe vendasi Bosnje Hercegovina.

Kosova nuk pati rezultatet të mira dhe kjo tregon se boksi kosovar vazhdon të jetë e dobët në arenën ndërkombëtare, mirëpo shpresëlënëse mbetet pjesëmarrja në gara që boksierët tanë të rinjë të shijojnë garat ndërkombëtare. Në ditën e parë në peshën deri 60 kg, Alban Kuçi i cili është nga qyteti i Mitrovicës, por prej kohësh jeton në Suedi, mundi boksierin tone Visar Gashi me rezultat 7 me 4. Kuçi i cili përfaqëson Suedinë, ai çdo verë pushimet i kalon në vendlindje, ndëra stërvitjet i zhvillon te traineri ynë i Trepçës 89, ish-selektori i Kosovës, Mehmet Haxhani. Pra Federata e Boksit të Kosovës duhet vazhdimisht të përcjell këtë talent për të ardhmen. Boksieri tjetër që humbi në ditën e parë për Kosovën ishte Krijon Shehu në kategorinë deri 81 kg, i cili humbi nga boksieri i Kroacisë Berislav Zuljevic me rezultat të ngushtë 5 me 4. Bokseri ynë që pa luftë kaloi në finale, ishte Armend Xhoxhaj, por edhe ai humbi nga boksieri nga Bosne e Hercegovina, Nadir Kollpa 11 me 9.

Ndryshe nga Kosova, vendi amë Shqipëria u përfaqësua denjësisht dhe meritat për ketë punë dhe rezultat të përkryer i shkojnë trainerit të Tiranës, dhe përzgjedhësit për 18-vjeçarët për Shqipërinë, Sead Bushatit. Shqipëria arriti që në Shqipëri t`i sjell dy të arta dhe një të argjent. Kombëtarja jonë e udhëhequr nga traineri Sead Bushati dhe Jetmir Kuçi u prezantua me 4 boksierë, Denis Nurja 69 kg, Alban Beqiri 75 kg, Indrit Laçi 81 kg dhe Shkelqim Bega 91 kg.

Në ditën e parë në peshën deri 69 kg, talenti Denis Nurja u ndesh me boksierin vendas te Bosnjë dhe Hercegovinës, Enid Numanoviç, i cili me nje shpirt te madhë gare arrin të fitojë  me rezultatin 10-9. Në kategorinë deri 75 kg, një tjetër talent Alban Beqiri përsëri kishte përballe një boksier vendas, Muhamed Husiç, ku me rezultatin  7-7 me preferencë i jepet fitorja boksierit vendas, ku duket se vendimi i gjyqëtarisë ishte shumë i padrejtë, ku kundërshtari kishte qenë një herë në “Knock-Down”. Në kategorinë deri 81 kg, ylli i ri i boksit në Shqipëri, Indrit Laçi fiton në nje ndeshje spektakulare me boksierin hungarez Csaba Kontra, me rezultatin 12-9. Ditën e dytë Denis Nurja kishte përballë boksierin me shumë përvojë nga Hungaria Martin Toth dhe arrinë të fitoje me rezultatin 8-6. Indrit Laçi ndeshet me boksierin nga Kroacia Berislav Zuljeviç dhe fiton me tërheqje të kundërshtarit në raundin e 3-të. Në peshën deri 91 kg, Shkelqim Bega u ndesh me boksierin nga Kroacia Martin Mindoljeviç, ku në një përballje spektakulare goditjet potente të talentit të kombëtares sonë dominojnë ndaj teknikës se lartë të boksierit Kroat duke fituar 18-12 me pikë. Kjo ndeshje u cilesua nga te gjithë specialistet si ndeshja më e bukur e turneut.

Në finale deri 69 kg, Denis Nurja fiton ndaj boksierit nga Bosnja Djordje Tomiç duke merituar medaljen e artë. Në peshën deri 81 kg, Indrit Laçi fiton me boksierin vendas nga Bosnja e Hercegovina me “Knock-Out” në raundin e dytë duke mposhtur dhe gjyqëtarinë që po mbante njëanshmeri, duke fituar medaljen e artë. Në kategorinë deri 91kg, Shkelqim Bega humbë ndaj boksierit Erik Horvath duke u terhequr në raundin e parë për shkakë të një dëmtimi që mori që në ndeshjen e parë.
Shkelqim Bega u vlerësua nga juria profesionale si boksieri me luftarak i aktivitetit me kupën personale. Ky është një nder sukseset më të mëdha të në Shqipëri.

“I falenderoj shumë këta djem të talentuar. Duke qenë se të gjithë keta djem i përkasin “Sport Klub Tiranës” dua të falenderoj shumë shefin e ri te klubit Tirana Z. Sokol Kasmi i cili po na përkrah shumë. Falenderoj shumë shokun tim, boksierin e njohur Jetmir Kuçi që këtë herë ishte përkrah meje. I bej thirrje FSHBO për perkrahje të kësaj grupmoshe sepse aktivitete më të rëndesishme na presin, si turneu i Frankfurtit, Ukraines, Beogradit si dhe Kampionati Boteror  Këta djem kanë befasuar shumë me paraqitjen në këtë aktivitet të rëndesishëm dhe po rrisin shumë imazhin vendit tonë për këtë sport” deklaroi për Kosovaboxing.org, Sead Bushati.

Artan Vërbica
29 Prill 2012


6 thoughts on “Shqipëria fiton 2 të arta dhe 1 të argjent, ndërsa Kosova vetëm 1 medalje të argjent në turneun ndërkombëtar “MOSTARI 2012”

  1. me te vertet Artan boksi i kosoves masi sesht i pranuar edhe ne gara evropine apo edhe spo punohet aq sa te shihen ato rezultate siq i kishte gjenerata e Artë, e per SHqiperinë urime se po punojn shum gjith trajnerve e posaqerisht tr.e te rinjve Sead Bushatit Respekt …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.