RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Kreshnik Qato i përgaditur për sfidën e 2 Majit

2 min read

Lyon, Francë, 14 Prill 2010 – Kreshnik Qato është duke përgaditur në kampin stërvitor në Lyon të Francës. Dueli i radhës që e pret me 2 Maj, i është afruar,  ai është gati për sfidën që e pret në Tiranë. Qato është në vlugun më të madh të përgaditjeve, ku është duke bërë sparring me dy boksier kulmor, me franqezin Christophe Canclaux dhe italianin Luca Messi. Përzgjedhjet që ka bërë me dy sparring partneret tregojnë se Qato do të jetë mjaft i përgaditur para publikut shqiptar.

Dy sparring partneret, Christophe Canclaux me një rekord fantastik, 41-3 (26 KO) i cili ka qene ish-kampion i Francës dhe Evropës në versionin EBU dhe EU, dhe poashtu Luca Messi 36-7 (12 KO) një boksier me përvojë të madhe, njëherit mik i vjetër i Kreshnik Qatos, i cili ka boksuar një herë në Tiranë me 2008 kur Qato fitoi për herë të parë titullin WBF kundër portugezit Vitor Sa, tregojnë seriozitetin e boksierit tonë. Sipas fotografive që na ka dërguar përfaqësuesi i boksierit tonë, Qato duket në formë të mirë dhe do të tregon duel të fortë në Tiranë.

Kreshnik Qato do të arritë në Tiranë me 30 Prill, dy ditë para duelit. Me 1 Maj do të jenë matjet zyrtare dhe konferenca për gazetar, ndërsa dueli Kreshnik Qato vs Estaban Waldemar Ponce do të zhvillohet me 2 Maj. Shumë adhurues të boksit do të jenë të përqendruar me 2 Maj dhe poashtu nga e gjithë Shqipëria, Kosova, e viset e tjera shqiptare, do t`ia mësyjnë Tiranës për këtë duel. Të përkujtojmë edhe një herë se parameçit Qato dhe Ponce do të zhvillohet lufta mes Shpetim Shalës dhe Josip Jalusic.

Artan Vërbica
15 Prill 2010

1 thought on “Kreshnik Qato i përgaditur për sfidën e 2 Majit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.