RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

Nuri Seferi në parameç Klitchko vs Sosnowski ?

1 min read

Boksieri nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferi, është në biseda me organizatorët gjerman që të paraqitet në ring para meçit kryesor që zhvillohet në “Schalke Arena” në Gjermani për WBC titull ndërmjet Vitali Klitschko dhe polakut Albert Sosnowski. Këtë lajm për KosovaBoxing.org e zbuloi vet “Tajsoni Shqiptar”. “Jam duke vazhduar përgatitjet intensive për ndeshjet e ardhshme që do ti kem gjatë vitit. Jam në negociata të vazhdueshme me organizatorët e takimit për titull mes Klitschkos dhe Sosnowski. I kam dhënë kushtet e mija dhe tash jam në pritje të përgjigjes”, tha Seferi. Ai shtoi se nëse kjo nuk realizohet atëherë ka plan që në muajin qershor të organizojë një ballafaqim për titull në Maqedoni. “Me siguri se edhe sivjet do të organizoj ndeshje në Shkup apo Gostivar, ndërkohë që për kundërshtarin tim janë të angazhuar persona zyrtar për këtë punë. Shpresoj se e njëjta mund të jetë edhe për ndonjë titull”, tha boksieri i mirënjohur shqiptar Nuri Seferi.

Avdyl Salihu
14 Prill 2010

1 thought on “Nuri Seferi në parameç Klitchko vs Sosnowski ?

  1. Avdyl Salihu me shkrimet e juaja na bene te ndihemi te informuar shume reth boksiereve tane qe jan nga Maqedonia, vetem vazhdoni keshtu, ju lumt. Agroni nga Gostivari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.