MMA : Agim Abdullahu lufton në Tetor për titullin ISKA të Evropës
2 min readAgim Avdullahu do të luftoj në muajin Tetor me Gerlad Turek. Kjo luftë do të zhvillohet në Austri, mirpo ende nuk është përcaktuar vendi i duelit dhe data e saktë, mirpo do të vendoset gjatë muajve të ardhshëm, mirpo kontrata është nënshkrruar nga te dy palët.
Kush është Agim Abdullahu ?
Agim Abdullahu u lind me 27 Nëntor 1979 në fshatin Bradash të Podujevës. Si 12-vjeçar u largua për në Austri me familje. Me 18-vjeçar filloi të mirret me kick-box. Ai ka zhvilluar afër 25 ndeshje në kick-boxin amatore dhe profesional, ku ka pasur suksese edhe në ringun amator por edhe profesional . Në vitin 2005 kalon në kick-boxin profesional, në konkurrencën deri 83 kg në kategorinë gjysmë të rënd. Menjëherë këtë vit arrit titullin e versionit ISKA të Austrisë duke mposhtur kundërshtarin Grigor Ashugbaban nga Armenia. Një vit më vonë, me 2006 mposht kroatin Bojan Delpiner për titullin Internacional të Austrisë në versionin EBF.
Pas këtyre dy vite të sukseshme, ai merr ftesë nga federata MMA e Austrisë për duel me luftëtarin nga Iraku, Salwan Bady, ku Abdullahu e pranon me plot dëshirë. Dueli ishte në kategorinë deri 95 kg, ku pas një lufte të fortë arrit të del ngadhnjimtar. Në Tetor të vitit 2007 lufton për titullin e Evropës në versionin EBF Zsolt Vegra nga Hungaria ku mposhtet dhe nuk ia arrin qëllimit. Në Prill të vitit 2008 lufton përsëri me Grigor Ashugbaban, ndeshje revanshi, mirpo kësaj radhe për titullin MMA – Free Fight në versionin WKA të Evropës ku shënon fitore. Agim Abdullahu ka zhvilluar 10 duele në MMA ku ka shënuar 8 fitore dhe 2 humbje.
Agim Abdullahu synon që gjatë verës të zhvilloj një duel në Prishtinë për here të parë në Kosovë në diciplinën MMA. Ai më pastaj pas luftës që e pret në Tetor për titullin ISKA të Evropës do të luftoj për titullin e botës.
Artan Vërbica
16 Prill 2010
urime
shume bukur nga ju, jeni shqipetar qe meritoni te ngrini flamurin sa me lart,
urime Kreshnik, je mjeshter i vertet, e suksese,
po na ndreon
pershendetje
si po kalon, edhe pse nuk te njof mire, me bahet qefi se kij arrit derij ketu, po vetem vazhdo ore trim. Te uroj shum fat ne te ardhmen, vetem perpara o burr, kalo mir e te uroj shendet e fat shum tung ….. zijaja
suksese shqipe,
@redaksion
kemi edhe të tjerë fighter ne mma si Ilir Latifi nga suedia, perspektiva shqiptare në MMA.
edhe un e pershendes agimin i deshiroj suksese ne karjer po qka e di un agimi kurr nuk e harron vendlindje lagjen ku u rrit deri kur shkoj ne austri lagjen e spahjoviqe te bradashit te podujeves
Faleminderit per te gjitha kto koplimente jam shum i krenar qe jam shqiptar the qe kam aq shum adhurus si de qoft i pershendes te gjith adhurust dhe te gjith shqiptart ku du qe jan
Me eimrin ti personal
AGIM ABDULLAHU
Bravo Ti je Gladiator Shqiptar shkatrroje qdo Armik si Azem Bejta.