Krasniqi zhvillon stërvitjen e fundit para duelit me Cleverly
1 min readLondër, 19 Prill 2013 – Boksieri ynë Haxhi Krasniqi ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes së madhe së neser mbrëma në Wembly Arena. Krasniqi i cili po përcillet hap pas hapi nga bashkatdhetarët, ai edhe po ndihmohet. I tillë është shqiptari nga Kosova, Ali Dula i cili ka gjetur një palestër enkas për Krasniqin që të stërvitet fshehurazi.
Ndërkohë interesimi për të shiquar boksierin tonë po zgjon interesim të madhm dhe po ka kërkesa të mëdha për bileta, por si duket kjo pak po ju mundësosohet tifozëve shqiptar, sepse organizatori dëshiron të ketë sa më pak mbrenda Wembly Arena të shtunën.
Edhe këngëtarja e mirënjohur Rita Ora nepërmjet agjensionit Kosova Boxing ka shprehur dëshirë të gjejë një biletë për të përcjellë dhe mbështetur boksierin tonë Haxhi Krasniqi në mbrëmjen e nesërme.
Një falenderim për Ali Dulën dhe të tjerët nga ekipi i Krasniqit dhe Kosova Boxing.
Foto: Eroll Popova
Kosovaboxing.org
po ku mujna me pa kete meq a mujna me pa livee dikun