Matjet zyrtare: Krasniqi 78.3, Cleverly 79.0
1 min readSot në Wembley Arena janë zhvilluar matjet zyrtare ku u paraqitën dy boksierët para përballjes. I pari në matje erdhi boksieri ynë Haxhi Krasniqi i cili doli të jetë 78.3 kg. Pas tij erdhi britaniku Nathan Cleverly i cili doli më i rëndë se Krasniqi, me 700 gramë më shumë, ishte 79.0 kg.
Në përkrahje të Krasniqit pati shumë adhurues shqiptar të cilit kishin udhëtuar nga qytetet e ndryshme nga Britania e Madhe, por kishte edhe shumë nga vendet e Evropës që kishin marrë rrugë për të përkrahur boksierin tonë.
Nesër nga ora 22:00 me kohën tonë evropiane do të fillojë meçi, ndërsa një paraljmërim për gjithë shikuesit shqiptar. Ky meç nuk do të transmetohet në televizone shqiptare.
Kosovaboxing.org
19 Prill 2013
uroj fat ishalla krasniqit ne cilin program mund ta shofim flm artan.