RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Krasniqi triumfon ndaj Cherviak me vendim unanim

2 min read

Foto: Eroll Popova

Dessau, Gjermani, 26 korrik 2014 – Haxhi Robin Krasniqi ka shkëlqyer në Anhalt Arena në Dessau në përballjen e tij me ukrainasin Oleksandr Cherviak. Me një luftë të bukur dhe me kombinime impresionuese arriti të dal më i mirë se Cherviak. Ukrainasi ishte agresivë në disa raunde, por Krasniqi arriti ti shmangej me menquri atij, duke e fituar meçin pastërt. Të tre gjyqëtarët duelin e vlerësuan në favor të boksierit tonë, dy gjyqëtar me 117-110 dhe njëri 118-110.

Krasniqi filloi mirë meçin ku qysh në fillim të duelit shfaqi shpejtësin, kombinimet me duar ishin të mira dhe levizja e këmbëve ishte në nivel. Tre raundet e para i fitoi me lehtësi. Në raundin e katërt Cherviak tregoi dhëmbët e tij, ku për pak se nakautoj boksierin tonë, i cili nga një pakujdesi e vogël mori një goditje të fortë në nofull, por që fatmirësisht arriti ta amortizoj goditjen. Në raundin e pestë sërish Krasniqi dominoi duke rimarë vetën ku fitoi këtë raund. Raundi i gjashtë sërish i takoi Krasniqit ku me menquri udhëhiqte meçin. Nga raundin e shtatë Cherviak filloi të tregoj vlerat e tij të vërteta ku herë pas here arriti ta godas fortë Krasniqin, por boksieri ynë dinte ti kundërpërgjigjej në shumë raste. Raundi i shtatë ishte si i barabartë, ndërsa që i teti sërish i takoi ukrainasit. Në raundin e nëntë Krasniqi rikthehet sërish furishëm duke fituar raundin. Raundi i dhjetë sërish Cherviak arritë në disa momente ta godas boksierin tonë, por që i përgjigjet Krasniqi, ku ky raund ishte i barabartë apo do të mund të vlerësohej i Cherviak. Raundi i 11-të ishte i Krasniqit ku arriti të jap më shumë goditje. Në raundin e fundit ishte evidente që Cherviak ka kuptuar që e ka humbur meçin dhe do të mundohet me një nakaut ta fiton përballjen. Ai tregoi agresivitet, por që Krasniqi dëshmoi që nuk i frikësohet ku në fund të raundit arriti ta godas disa herë fortë duke dëshmuar se e ka mposhtur me plot meritë.

Në fund Krasniqi u shpallë fitues që mbrojti titullin WBO-Internacional dhe poashtu në sertarin e tij iu shtua edhe një titull, ai WBA-kontinental. Krasniqi në fund ngriti të tre flamujt, atë kombëtar, kosovar dhe atë gjerman.

Fitorja ndaj Cherviak ka vlerë të madhe, ndërsa Kosova Boxing për lexuesit tanë do t`ju sjell një analizë të thellë nga ky duel dhe mundësit tjera që do ta presin boksierin tonë.

Kosovaboxing.org
27 korrik 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.