RTK

RTKLive
5 Mars, 2024

Krasniqi pranë një sfide të quajtur Cherviak

2 min read

nga: Artan Vërbica

Foto: Eroll Popova

Krasniqi vs. CherviakTë gjithë jemi kurreshtar se si do të duket sonte Haxhi Robin Krasniqi para një sfiduesi të vërtet, ukrainasin Oleksandr Cherviak. Kjo për ndryshe do të jetë një përballje e vërtet për Krasniqin i cili në rast të fitores, do të jetë pranë të sfidoj titullin e kampionit të botës.

Përfundimisht Krasniqi do të ketë përballë një boksier të një rangu të lartë siç është Cherviak, sepse deri më tani duhet të jemi real që Krasniqi në 44-meçet e tij ka boksuar me boksier mesatar, përveç do të theksoja amerikanin Berry Butler dhe Nathan Cleverly. Dhe kundërshtari Cherviak është i qëlluar dhe që do ta rrisë kapacitetin e boksierit tonë. Fitorja ndaj Cherviak do ti ndihmoj shumë në duelet e mëdha që gjithsesi do ta presin Krasniqin për titull bote.

Gjasat e Krasniqit që sonte të triumfoj do të janë të mëdha, por Krasniqi duhet të jetë i vëmendshëm sepse para tij ka një boksier shumë cilësor i cili ka boksuar disa emra të mëdhenj si Dustin Dirks, Nadjib Mohammedi, etj. Rekordi i Cherviak do të dukej në shikim të parë jo shumë i mirë, pasi ai ka 14 fitore (4 KO), tre humbje dhe një barazim në gjithsejt 18 meçet e tij, por Cherviak ka qenë shumë i mirë ndaj sfiduesit zyrtar të brezit IBF, algjerianit Mohammed i cili do të boksoj me kampionin botëror Bernard Hopkins. Cherviak kishte humbur nga Mohammedi me TKO 6, por deri te pakujdeisa e tij, kishte qenë mjaft i mirë. Poashtu Cherviak ka mposhtur gjermanin Dustin Dirks, poashtu një boksier shumë cilësor i cili në meçin e 28-të i ka shpallur humbjen e parë në karrierë me ndërprerje në raund të 10-të.

Krasniqi radhitet lartë në dy versionet botërore, në WBO i treti dhe WBA i katërti. Ndërkohë Cherviak radhitet i pesti në versionin WBA, dhe i 15-ti në WBO. Në rast të fitores Krasniqi do të shoh mundësinë të sfidoj kampionin botëror në WBA, Jurgen Brahmer, apo kampionin botëror në WBO, Sergey Kovalev. Dueli Krasniqi dhe Cherviak do të jetë i vlefshëm për titujt WBO Internacional dhe WBA Kontinental.

Dueli Krasniqi dhe Cherviak do të transmetohet në televizionin publik të Kosovës, RTK nga ora 23:00.

www.kosovaboxing.org 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.