RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Krasniqi në ring me 20 dhjetor

1 min read

haxhi krasniqi - 2Boksieri junikas i kategorisë gjysmë të rëndë, Haxhi (Robin) Krasniqi, do të ngjitet në ring më 20 dhjetor, ku në Munih të Gjermanisë do të mbrojë titujt e tij WBO International dhe WBA Continental. Lajmin e ka bërë të ditur kompania promovuese e Krasniqit, SES Boxing në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.

“Robin Krasniqi është rrugës për një rast për titull bote në versionin WBA apo WBO. Më 20 dhjetor në një gala mbrëmje të SES Boxing në Munih, ai do të ketë meçin kryesor”, ka shkruar SES.

Për Krasniqin, kjo pritet të jetë lufta e fundit para një meçi për titull bote.

Krasniqi në renditjen botërore të versioneve WBA dhe WBO zë vendin e dytë dhe pas një fitoreje më 20 dhjetor për të fituar edhe një rast për të boksuar për titull, gjasat janë të mëdha. Aktualisht kampion i rregullt i botës në versionin WBA është boksieri gjerman Juergen Brahmer, ndërsa superkampion në këtë version si dhe kampion në dy versionet e tjera WBO e IBF, është rusi Sergey Kovalev.

Triumfi i Krasniqit me 20 dhjetor pritet ta përforcoj pozitën e tij në dy versionet ku me 2015 do të ketë rastin për titull bote.

Kosova Boxing
21 nëntor 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.