RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Gorda pëson humbje në Suedi

2 min read

Mahmut Gorda vs, Simon Henriksson 1Malmo, Suedi, 22 nëntor 2014 – Boksieri ynë, Mahmut Gorda nuk ka arritur të kthehet nga Suedia me fitore. Në një përballje të fortë në katër raunde, fitorja i ka takuar suedezit Simon Henriksson. Dueli filloi furishëm nga dy boksierët ku Henriksson filloi mirë duke pasur përkrahjen e publikut vendas. Në vazhdim të raundit të parë i kundërpërgjigjet Gorda duke i dhënë disa goditje të forta duke barazpeshuar Mahmut Gorda vs. Simon HenrikssonMahmut Gorda vs. Simon Henriksson 3Mahmut Gorda vs, Simon Henriksson 4meçin. Raundi i dytë ishte poashtu i bukur sikur se i pari, ku dy boksierët atakonin dhe godisninin njëri tjetrin duke e bërë përballjen edhe më interesante. Në raundin e tretë u shfaq lodhja e Gordës i cili dukej se kishte shtuar peshë për këtë përballje, tre-katër kilogramë, ndërsa që Henriksson filloi ta shfrytëzoj përgatijen dhe forcën e tij më të mirë krahas boksierit tonë. Dhe kur të gjithë menduan që Henriksson do ta ketë të lehtë në raundin e katërt dhe do përfundoj këtë meç para kohe, kjo nuk doli sepse Gorda arriti që disa herë me ti kundërpërgjigjet me goditje të forta ta godas boksierin suedez duke ngritur tërë publikun e Malmos në këmbë.

“Gabimi im ishte që unë boksova në një peshë më të lartë. Por, me gjithë vështirësit e mija unë u prezantova denjësisht dhe publiku ishte nën ethe gjatë gjithë meçit. Unë do të kthehem shumë shpejt me fitore” theksoi Gorda për Kosova Boxing.

Ndërsa Simon Henriksson theksoi: “Nuk kam pasur asnjëherë kundërshtar të fortë si Mahmut Gorda. Nga kjo përballje unë do të përfitoj shumë. Ai godet shumë fortë sa që kur pranojsha goditje, menzi mersha vetën. Por, ajo që dua të themë është, se ai ishte shumë fer, kur në një rrotullim unë mbeta pa u mbuluar ndërsa ai pati mundësin të më godas por nuk më goditi” tha Henriksson pas meçit për Kosova Boxing.

Ky meç ishte më i miri i mbrëmjes ku në mediet suedeze ishte në faqet kryesore të sportit suedez.

Në këtë mbrëmje u zhvilluan 7 meçe, ku Kosova Boxing ishte “matchmaker” i mbrëmjes.

Artan Vërbica
24 nëntor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.