RTK

RTKLive
23 Korrik, 2024

Karaxha sfidon titullin e Belgjikës

1 min read

Meriton KaraxhaBoksieri ynë perspektiv Meriton Karaxha do të sfidon titullin e Belgjikës në kategorinë e lehtë këtë të dielë me 23 nëntor në qytetin e Antverpenit. Karaxha do të boksoj kundër belgut Jean Pierre Habmana. Ky duel do të zhvillohet në tetë raunde, ndërsa që Karaxha në meçin e tij të gjashtë profesionist ia mësynë titullit të parë në karrierë.

I riu Karaxha, 22-vjeçar  deri më tani ka zhvilluar pesë meçe profesioniste duke shënuar 4 fitore (3 KO) dhe një humbje. Ndërsa Habimana është 31-vjeçar dhe ka 12 meçe profesioniste me bilanc prej 3 fitore (1 KO), gjashtë humbje dhe tre barazime. 

“Jam mjaft mirë i përgatitun. Kam pasur sparring partner shumë të mirë nga Gjermania, si boksieri i njohur Bihes Beyo. Të dielen do të triumfoj dhe ky do të jetë titulli i parë i imi i fituar” tha Karaxha për Kosova Boxing.

Titullin e kampionit të Belgjikës më parë e ka fituar edhe boksieri tash i penzionuar, Selajdin Koxha. Koxha me 2008 fitoi titullin e Belgjikës në kategorinë super të mesme.

Kosova Boxing
21 nëntor 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.