Krasniqi: Ka ardhur koha të dal nga hija në qendër të vëmendjes
1 min readFrankfurt/Oder, Gjermani, 17 Tetor 2011 – Sonte në Oder Frankfurt është mbajtur konferenca para meçit të vlefshëm së Haxhi (Robin) Krasniqi dhe Abdelkahim Dergai. Krahas boksierit tonë Haxhi Krasniqi të pranishëm në konferencë ishin edhe boksierët tjerë që do të marrin pjesë në këtë mbrëmje si, Susi “Killer Queen” Kentikian, Christina Hammer, Francesco Pianeta etj.
Meçi Krasniqi dhe Dergai është hera e tretë që përcaktohet, pasi në dy rastet e fundit ishte anuluar për shkaqe të tjerëve. 24 vjeçari Krasniqi do të zhvillon meçin e 37-të profesionist në karrierë me rekord (35-2-0, (11K.o.’s)) . “Ka ardhur koha e duhur për Krasniqin. Ai po bën hapa të duhur drejt skenës ndërkombëtare” thesoi menaxheri i Krasniqit, Ulf Steinforth.
“Unë në fund mund të dalë nga hijet në qendër të vëmendjes. Ky është shansi im për marshim drejt klasit botëror,” theksoi Haxhi (Robin) Krasniqi.
Kosova Boxing do t`ju sjell nesër intervistë ekskluzive nga Haxhi (Robin) Krasniqi.
Foto : Eroll Popova
Kosovaboxing.org
17 Tetor 2011
suksese axhi ngadal po me hapa te sigurta te deshiroj fat.