RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Ekskluzive: Intervistë me Haxhi Krasniqin

3 min read

Haxhi Krasniqi do të zhvillon meçin historik këtë fundjavë me 21 Tetor në Oder/Frankfurt për titullin WBO të Evropës. Ai do të përballet me franqezin Abdelkahim Dergal. Gjatë qëndrimit tonë në Velten, ne shfrytëzuam rastin që të intervistojmë boksierin tonë, para ndeshjes historike të tij, atë WBO të Evropës. Krasniqi me shumë kënaqësi pranoi të jap intervistë për ne.

Kosovaboxing.org : Jemi para ndeshjes tuaj të rëndësishme për titullin WBO të Evropës. Ҫfarë pritni nga kjo përballje ?
Haxhi Krasniqi : Kam qenë vazhdimisht në përgaditje, besoj në fitoren time.

Kosovaboxing.org : Dy herë është shtyer kjo përballje, tani jemi te hera e tretë. A ka qenë shqetësuese ?
Haxhi Krasniqi : Gjithëmonë është keq kur dështon diçka, por tash jamë më shumë se gjithherë i mobilizuar për këtë përballje dhe nuk ma marr mendja që ka me pas probleme.

Kosovaboxing.org : Anulimi është gjithmonë keq, por mendoj se e mira gjithë kësaj qëndron se kundërshtari yt nuk është ndruar ?
Haxhi Krasniqi : Ka qenë me të vërtet shumë keq, në dy rastet kam qenë shumë i dëshpruar, por është e vërtet kjo që thua ti. Kundërshatri është i njejti dhe çdo analizë që e kemi bërë, e kemi bë për të njejtin kundërshtar, dhe dashti zoti e nuk u vonua më shumë se tri javë deri te ricaktimi i datës së përballjes, dhe jam i përgaditur 100% përqind për te.

Kosovaboxing.org : Të gjithë adhuruesit tuaj, presin fitore nga ti. Sa ka me qenë e vështirë, apo sa e njef kundërshtarin ?
Haxhi Krasniqi : Kundërshtarin e kemi analizuar shumë, ku me trenerin tim dhe punën që e kemi bërë së bashku, e kam krijuar një vetëbesim në vete. Shikuesit e mij nuk kam me i zhgënjy. Ka me qenë meçi im i parë në 12 raunde, por dua të them si nuk është mbarimi, por fillim i ri në karrierën time.

Kosovaboxing.org : Kosova Boxing nuk dyshon në suksesin tuaj dhe fitoren me 21 Tetor. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen ?
Haxhi Krasniqi : E para 2 javë pushim (qeshet Haxhiu) e pastaj rikthimi në stërvitje ku duhet mbrojtur disa herë atë titull, por qëllimi im shkon më larg, të bëhem kampion bote.

Kosovaboxing.org : Sa jeni i kënaqur me kalimin tuaj në SES Boxing ?
Haxhi Krasniqi : Kalimi im në SES Boxing ka qenë hapi më i rëndësishëm në karrierën time. Kam përparuar mjaft shumë. Kam kushte shumë të mira dhe më kushtohet rëndësi të madhe. Për shumë pak kohe po më ipet rasti të titullin e WBO të Evropës, gjë që nuk ma kishin ofruar të tjerët.

Kosovaboxing.org : Juniku krenohet me ju, siç krenohet poashtu me kusheririn tuaj Luan Krasniqin. Të premtën do të jetë një ditë feste në Junik por edhe në Kosovë. Atje jo vetëm nga Juniku, por edhe nga shumë treva shqiptare do të udhëtojnë që së bashku të shiqojnë meçin tuaj, e cila është e organizaur me një monitor të madh nga bashkëqytetarët tuaj. A ju jap motiv shtesë kjo ?
Haxhi Krasniqi : Po, kjo është motiv shtesë për mua, kur e di se sa njerëzit e mi me padurim presin fitoren time. Do të bëj që ata, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë ti gëzoj të premten.

Kosovaboxing.org : Ne ju faleminderojmë që udhëtuat nga Magdeburgu deri në Velten për intervistë, por edhe për përkrahjen që e beret për boksierin tonë perspektiv, Besar Nimani sonte. Kjo mënyrë e juaja duhet të percjellët nga çdo boksier shqiptar.
Haxhi Krasniqi : Ka qenë kënaqësi e imja të jap një intervistë për një medium të madh të boksit siç është Kosova Boxing, e cila pasqyron çdo lajm për çdo shqiptar kudo që paraqitet. Për Besar Nimanin, jo vetëm për te, por edhe për tjerët, është detyrë e jonja t`i përkrahim, se së bashku do të jemi më të fortë.

 Intervista u zhvillua të shtunden me 15 Tetor në Velten të Gjermanisë nga Artan Vërbica.

2 thoughts on “Ekskluzive: Intervistë me Haxhi Krasniqin

  1. Pershendes Haxhi Krasniqin me gjithe zemer dhe besoj ne aftesit e tia besoj qe do te behet kampion për titullin WBO të Evropës, dhe i deshiroj edhe me shume suksese synimin e Titullit Kampion Boteror.

  2. pershendes haxhi krasniqi suksese ne meqin e arshim ishalla zoti nimon ishalla derin funt karijeris me fitore pershendes nga prizreni mahmut gorda suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.