Krasniqi dhe Shahin paraqiten në “Public Workout”
1 min readBerlin, 21 Gusht – 600 shikues kishin qenë të pranishëm për të shiquar prezantimin e boksierëve që do të marrin pjesë të shtunden me 25 Gusht në palestrën O2 në Berlin. Vëmendja e jonë do të jetë te boksieri ynë Haxhi Krasniqi i cili do të përballet me turkun Serdar Shahin. Kundërshtari i boksierit tonë ishte në pikëpytje se a do të përballet me boksierin tonë, por ai disa ditë më parë pranoi përballjen dhe nënshkroi kontratën. Kjo ndoshta ka qenë ndonjë lojë nga Shahin për ta dekoncetruar boksierin tonë dhe ta zë të pa përgatitun, por Krasniqi duket i qetë dhe mezi pret këtë meç. Emocionet nga prezantimi i boksierit tonë nga “Public Workout” na sjell si gjithëmonë fotoreporteri ynë Eroll Popova, i cili është gjithëmonë pranë boksierëve tanë. Gjatë këtyre ditëve do t`iu sjellim vazhdmisht çdo risi dhe parapërgatitje e duelit Krasniqi dhe Shahin. Dueli Krasniqi dhe Shahin do të jetë parameç i duelit shumë të pritur Abraham dhe Stieglitz.
Foto: Eroll Popova
Kosovaboxing.org
21 Gusht 2012
te uroj sukses o haxhi krasniqi veq perpara