RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Analizë: Haxhi Krasniqi pranë titullit WBO Internacional

3 min read

Prishtinë, 23 Gusht – Haxhi Krasniqi do të gjindet në fundjavë para një sfide të vërtetë. Krasniqi kërkon afrimin e tij drejt titullit botëror, e ky meç do t`i hapë rrugë drejt synimit të tij. Dueli i tij do të jetë i vlefshëm për titullin WBO Internacional, titull ky më i respektuar se ai i WBO i Evropës ku Krasniqi e dorëzoi në muajin mars, për ti mundësuar shokut të tij Fatjon Muratit të sfidon por që nuk pati suksesë. Para tij do të jetë turku me nënshtetësi gjermane Serdar Shahin i cili poashtu ishte pjesë e SES Boxing më parë, por menaxheri Ulf Steinforth nuk i besoi për të ardhmen e tij dhe e liroi. Edhe pse Shahin nuk ka eksperiencë të madhe në të kaluarën në boks amator, ai si profesionist ka arritur të shënoj 20 fitore në poaq duele, ndër të cilat 13 me ndërprerje. Dhe ky meç do të jetë interesant, ku mendojmë se Krasniqi do të jetë favoritë në këtë meç.

Aktualisht Krasniqi renditet i 5-ti në versionin WBO, aty ku e ka për synim titullin e këtij versioni. Kishte pasur dy tentativa që të boksoj për titull të kampionit botëror më parë kundër britanikut Nathan Cleverly, gjë që për dy herë dështoi deri te kjo përballje.

Ajo që zë vend këto ditë për boksierin tonë është se Krasniqi me dy meçet e fundit ka treguar se është në rrugë të mirë dhe i gatshëm të përballet me çdo kundërshtar në kategorinë gjysmë të rënd. Ai mposhti dy boksier, dy franqezë, njërin pas tjetrit duke i dërmuar plotësisht. Fitorja ndaj Abdelkahim Dergal me TKO 4 dhe Hakim Soulikha me TKO 12 dëshmoi se boksieri ynë së fundi ka filluar të bëhet edhe nakauter i mirë, gjë që i kanë munguar fitoret me ndërprerje në të kaluarën. Edhe pse Krasniqi tashmë është dëshmuar me fitoret e tij, atë ende nuk e konsiderojnë në ndër 15-të më të mirët në botë, por agjensioni Kosova Boxing beson në talentin e tij dhe këtë do të shohin të gjithë.

Ajo çka i duhet boksierit tonë është që të përbëjë një ekipë profesionistësh gjë që kemi parë që i mungojnë si, kordinator, administrator, marketing te mirëfillt, kujdestarët, trainer më i mirë ku duhet të jetë trainer kampionesh, psikologë, pedagogë, e tjerë. Nuk po e themi këtë rastësisht sepse Krasnqit tashmë do t`i vijnë çdo herë përballjet më të vështira e përkrahë tij do të ishte mirë që të ketë ish-kampionin evropian dhe sfiduesin e kampionit botëror, kusheririn e tij Luan Krasniqi. Këshilla e tij e përafërme do t`i ndihmojë shumë, sepse vite më parë Luani kishte kaluar kësaj rruge dhe ndoshta përvoja e tij shumë e madhe do ti ndihmojë mjaftë. Fundja edhe ne si analistë edhe pse çdo herë jemi pranë ekraneve dhe ringut, nuk e dimë se çfarë ndjenjë ka ringu e aq më shumë kur bëhet fjalë për Luanin i cili ka luftuar për titullin e kampionit të botës.

Foto: Eroll Popova

Artan Vërbica
23 Gusht 2012

8 thoughts on “Analizë: Haxhi Krasniqi pranë titullit WBO Internacional

  1. Po de Po, Kshtu ja bajn Vallahin!
    Normal nje Bokser qysh osht Haxhi duhet me kan normale me Transmetu Drejtperdrejt…
    Let marrin msim pak te Sllovent ku edhe Qeveria e Gjith Shteti i Perkrah Bokserat e tyre.

  2. Sot e kom pas qet muhabet me do shoke, na kan lodh tu transmetu sporte te huaja e kur eshte ne pytje sporti shqiptar slodhen hic, shume pak jon te informum publiku per meqin e Haxhi Krasniqit

  3. Boksi profesionist eshte biznes ndaj boksit amator dhe nuk e ka per obligim me u marr per te shteti, e aq me pak kur i mbron ngjyrat e Gjermanise. Luan Krasniqi kur ka boksu atebote nuk ka qene Kosova shtet i pranuar nderkombetarisht dhe nuk e kishim shpallur pavarsine e Kosoves, por Luani ka pasur nje ekip diplomatesh qe e kane udheheq politiken e tij sportive te marketingut edhe ne Kosove, Shqiperim Diaspore por edhe Gjermani. Ne Kosove une jam ne rrjedha dhe jane te interesume jo vetem Haxhiun por te gjithe boksieret tjere tane, mirepo nuk e kam rastesisht se ne analizen e fundit qe Haxhiut i nevojitet kordinator, administrator, kujdestare, marketing, psikolge, pedagoge dhe fundja nje trainer te madh. Gjithe keto duhet me i pas edhe eshte pikepyetje a do te kete suksese a jo. Dhashte zoti qe Haxhia ti kaloj pengesat e ato me te medha akoma do ti vijne.

  4. Hey Allahile a spe transmetojn hiq Televizionet Shqiptare Boksin e Haxhis prej Berlini a… Permi 10 000 bileta jan shit! Parameç final e Talent Kosovar etj etj e kur fiton tani e thrasin neper emisiona e nuk e lojn njerin ni dit nshpi me Familje me pushu…
    Dobt shum!
    A tvsh me pagu sbon hiq me harru…pffff

  5. Deri dikun mir e ki! Fakt eshte se Haxhi eshte Kosovar edhe ka e duhet me i interesu “Shtetit/Ministrit te Sportit” Plus Televisioneve Kombtare. Haxhia nuk ka shtetesi Gjermane Po Kosovare e tjeter eshte qe bokson me licenc te Gjermanis… Kuptohet se edhe Federata dej dje as ne AIBA ske se jo e antarsume ne tjerat vende! Po prap se prap Struktur kurfare nuk eshte tu funkcionu per me mbeshtet Talentin Kosovar… E dasht zoti e fiton, atehere e sheh ku e tek shfaqet (n’t ardht) 😉

  6. Eroll je tu e dhane nje pergjigje krejt kerkund. Haxhise i vyn njerez me ndikim, njerez te forte, si ne Gjermani si ne Kosove. Atij i duhen njerez qe kane ndikim kudo, qofte ne Televizione, ne shtetë, dhe nepër media. Po me vjen keq qe nashta ne po i komentojme keto gjane nepermjet ketu, mirepo une nuk dua ne asnje menyre me mendu ndryshe por vetem pozitivisht qe te ndikoj ka ajo qe duhet me qene. A e din qe edhe Haxhiu kur ka dasht me boksu me Nathan Cleverly, atij kane dasht Ministria e Sportit me pagu mecin e me dhane transmetimin drejtperdrejt, por tashme sic kame biseduar me personat rreth ministrise atij nuk i ka shkuar asjne kerkese qe meci i tij te ipet drejtperdrejt. Kerkush nuk vjen me te lut e me te thane a te qes, Eshte pune i ndjeshme me pergjegjesi te madhe, Haxhiut i vyn nje ekipe i madh per rreth, e ndoshta ti je njeri adekuat me se shumti qe i ke ndihmu deri ketu dhe te formosh ekipin e tij, thjseshte sikur nje Qeveri me nje kryeminister me disa ministra dhe secili me dhane kontributin e tij.

  7. Une nuk e di, veq jon shum sene qe nuk shkojn ne rregull te ne Shqiptart ne pergjthsi,si une po e shoh dhe ne mes rreshtav qysh po e lexoj te gjith e keni nje mendim,veq se e formulon secilii ne ate menyren e vet…..Boksi Profesionist osht Biznis por edhe nuk osht….Per mu Haxhija osht nje ambasador i madh i Kosoves ne Sport dhe kjo osht edhe Politik;)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.