Besar Nimani sfidon titullin “IBF Europe” me 10 Nëntor
1 min readBoksieri ynë i cili po shënon ngritje nga dueli në duel, nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. 12 fitore të njëpasnjëshme duke i shënuar të gjitha fitore e ndër to 10 me KO, ka shtyrë që çdo kundërshtar të mendoj seriozisht për këtë djalosh nga Mitrovica i cili po bënë bujë në Gjermani me boksin e tij të shfaqur. Por, Nimani nuk po ndalon dhe të vetëkënaqet me këto fitore. Ai tani po shkon edhe më tej, ku do të sfidon titullin e tij të dytë në karrierë, atë IBF të Evropës. Data është përcaktuar ku Nimani me 10 Nëntor në afërsi të Berlinit në Mecklenburg-Vorpommern do të sfidoj titullin e rëndësishëm. Nimani kampion aktual i Gjermanisë në kategorinë gjysmë të mesme do të ketë para kësaj përballje edhe një meç tjetër e organizuar nga SES Boxing në muajin Shtator. SES Boxing është duke shfaqur interes për Nimanin, por e gjithë kjo do të shihet në muajt në vazhdim. Me suksesin që po tregon Nimani në ringun profesionist, atij rezultatet e mëdha po i trokasin në derë, dhe ai është duke u vështruar nga gjithë promoterët në Gjermani edhe nga Wilfred Saurland.
Artan Vërbica
18 Gusht 2012
Bravo Besar vetem vazhdo keshtu se titujt e rendesishem te presin.
sukssese per titullin ibf evrope…
Suksese Besar ne meqin e rendsishem Ibf-evrope presim fitore te madhe nga ti …