RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Kosova jo e gatshme të rikthehet në ligën BoxingOne

2 min read

Prishtinë, 11 Shkurt 2012 – FboxK-së nuk ka qenë e gatshme për rikthimin në ligën “BoxingOne” pas dy viteve të largimit. Edhe pse presidenti i kësaj lige Szilard Bolla, një mik i madh i shqiptarëve me shumë përpjekjet e tij, nuk ka realizuar rikthimi e kosovarëve në këtë ligë. Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë inicuesi Artan Muhaxhiri i cili krahas kontributit të tij në gazetari dhe zhvillimin e sportit të Kosovës, ai nuk e kursen vetëvetën duke dashur të ngritë cilësinë e boksit dhe të bëj të gjitha përpjekjet për avancimin e boksit kosovar.

Sekretari teknik dhe zëdhenës i FboxK-së, Latif Demolli theksoi se ka qenë e vështirë përpjekja për rikthim në këtë ligë. Sipas Demollit, arsyeja është se nuk ka mjete financiare dhe poashtu kualitet të boksierëve kosovar.

I këtij mendimi është edhe njohësi i rethanave të boksit shqiptar, njëherit analisti dhe kryeredaktori i kosovaboxing.org, Artan Vërbica, i cili thotë se është e vërtet që pika e parë është vetë financimi për pjesëmarrje, por krahas katër boksierve që kemi momentalisht, do të kishte edhe vështirësi tjera. “Pika parë është financimi, por edhe përveç boksierve si Burim Hasani, Liridon Zeqiri, Arian dhe Gazmend Gashi, tjerë nuk kemi për të garuar në këtë ligë. Ka qëndruar vullneti dhe ndoshta të bëhen përforcima nga Diaspora për të garuar në këtë ligë” deklaroi Vërbica për televizionin publik të Kosovës, RTK.

Këtë storje mund të ndiqni sonte nga ora 22:30 në emisionin sportiv “AS Sportiv”

Kosovaboxing.org
12 Shkurt 2012

2 thoughts on “Kosova jo e gatshme të rikthehet në ligën BoxingOne

  1. me kita hajna qe udhehqin boksin sen nuk na vyn se nuk kan bokserat vllnet i merni paret e tynev e ipini rakiiiiiiii marr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.