RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Kosova Boxing e vlerëson meçin Mayweather vs. Maidana me rezultat 116-114 për Mayweather

4 min read

Floyd Mayweather Jr. v Marcos Maidana - Weigh-In
Në adresë të Kosova Boxing kanë arritur shumë emaila nga lexuesit tanë rreth meçit të Mayweather dhe Maidana, duke kërkuar mendimin tonë rreth fituesit dhe për hirë të çdo lexuesi tonë e kemi shiquar edhe tre herë tjerë inqizimin duke i numëruar çdo goditje nga te dy boksierët dhe në fund sipas mendimit tonë Mayweather ka qenë për dy raunde më i mirë me rezultat 116-114.

Raundi 1
Qysh në fillim të raundit të parë Maidana u vërsul drejt Mayweatherit pas disa goditjeve taktike, në pjesën e dytë të raundit Maidana ishte mjaft agresiv duke mos lejuar asnjëherë Mayweatherin të largohet nga këndi. Ai në këtë rast arriti disa here të godet pastër, por goditjet e tij disa here qëlluan edhe nën brezë, ndërsa Mayweather arriti shënjestrën e saktë vetëm një herë. Raund i fituar nga Maidana, 10-9.

Raundi 2
Në raundin e dytë sërish luftë e fortë, ku dueli fillon me një taktizim nga te dytë. I pari që shfrytëzon goditjen e tij precize ishte Maywether i cili arriti ta qëllon disa herë. Më pastaj i kundër përgjigjet sërish Maidana ku e mbështetet Mayweatherin në litar dhe e qëllon disa herë me body-shot dhe disa kroshe të rëzikshme, por sërish Mayweather arrin të dal nga kjo situate dhe vazhdon luftën e menqur duke dhënë disa goditje të pastërta, ku cilësohet goditja e tij precize me direkt të djathtë. Raund i barabartë.
Rezultati – 19 Mayweather – Maidana 20

 Raundi 3
Raundi i tretë i mirë për të dytë, por më i miri për Mayweather i cili u lirua paksa nga presioni i Maidanas dhe arriti shumë mirë të qëllon me kombinime një-dy-tre. Kundërpërgjigje pati edhe Maidana, por Mayweather sërish u tregua boksieri më i mirë me mbrojtje në botë. Në këtë rast Maidana për të satën herë goditi mbas koke dhe kjo u qortu nga gjyqëtari Tony Weeks e ndal dhe i jep vërejtje verbale. Dueli vazhdon dhe ku Mayweather arritë  sërish të jetë precizë me gjuajtjet e tij dhe ky raund i takon plotësisht Mayweatherit.
Rezultati – 29 Mayweather – Maidana 29

Raundi 4
Ngadalë dhe sigurt Mayweather në këtë raund po e merr vetën dhe po vazhdon duelin. Ai sërish në këtë raund tregoi menqurin e tij, ku me shumë kujdes iu shmang Maidanas dhe goditi disa here saktë për të fituar këtë raund. Maidana sërish disa herë arriti ta zë në litar duke e goditur, por Mayweather edhe në këtë rast pati kundër përgjigje ku qëlloi mjaft mirë me aperkat. Raundi i fituar nga Mayweather.
Rezultati: 39 Mayweather – Maidana 38

Raundi 5
Raundi i pestë uli tempin e dy boksierëve ku nga fillimi deri në fund punuan më shumë me kokë, se sa më zemër. Kjo mund të shihte edhe te Maidana i cili ishte më i kujdesshëm, ndërsa Mayweather si gjithnjë dinak prite të punonte në kundër sulme që është specialitet i tij. Raundi u përcaktua nga fundi i tij ku Maidana arriti në sajë të sulmeve të tij, të jap disa goditje të sakta duke fituar këtë raund. Ky raund i takon Maidanas.
Rezultati: 48 Mayweather – Maidana 48

 Raundi 6
Edhe raundi gjashtë shkoi me shumë goditje. Maidana ishte ai i cili kërkonte luftë të hapur dhe here pas herë zënte Mayweatherin nepër kënde të ringut, por amerikani fitoi në këto pozita ku arriti shumë herë ti kundërpërgjigjet duke fituar raundin. Sidomos ngriti në këmbë shikuesit me një aperkat dhe disa goditje direkte në fund të raundit. Raundi i fituar nga Mayweather.
Rezultati: 58 Mayweather – Maidana 57

Raundi 7
Edhe raundi i shtatë kishte të veçantat dhe këtë arriti më së miri ta shfrytëzoj më së miri Mayweather. Ishin dy elementet që ai po i shfrytëzonte, eksperiencën dhe mbrojtjen. Kjo i dha atij sërish të fituar këtë raund.
Rezultati: 68 Mayweather – Maidana 66

Raundi 8
Për ta bërë luftën edhe më interesante, dhe për mos lejuar të shkëputet në rezultat, Maidana ishte më i mire në raundin e tetë. Ai shfrytëzoi shumë mirë goditjet ne trup, body-shot, por arriti edhe direkte të sakta të jap. Ky raund i shkon argjentinasit.
Rezultati: 77 Mayweather – Maidana 76

Raundi 9
Në raundin e nëntë ishte tjetër Mayweather, i cili ndrroi plotësisht stilin dhe kjo dha rezultat duke qenë dominant në tërë raundin. Ai arriti çdo të plasoj çdo goditje, aperkat, body-shot, kroshe për ta fituar bindshëm këtë raund.
Rezultati: 87 Mayweather – Maidana 85

Raundi 10
Sikurse në raundin e 9-të dhe të 10-tin Mayweather ishte me sulmues dhe ambicioz. Në këtë raund të dy boksierët dhanë goditjet e tyre, por raundi vlerësohet në të mirë të Mayweather ku arriti të jap më shumë goditje të sakta duke e fituar atë.
Rezultati: 97 Mayweather – Maidana 94

Raundi 11
Sigurisht se Maidana e kishte kuptuar që Mayweather është në epersi dhe ka qenë më këmbngulës në këtë raund. Ai e kuptoi se duhet ndoshta edhe nakauti për ta fituar një kampion të madh si Mayweather, dhe dha gjithçka nga vetja për ta fituar raundin, por jo më tepër.
Rezultati: 106 Mayweather – Maidana 104

Raundi 12
Raundi i fundit u përshkrua taktik e kjo sidomos i shkoi për shtati Mayweatherit i cili kishte epërsi. Ndërsa Maidana siç dukej ishte lodhur për të bërë më shumë. Raundi u karakterizua me shumë kapje duke u qenë i barabartë. Në fund pritej që fitues të shpallej Mayweather.
Rezultati përfundimtar: 116 Mayweather – Maidana 114.

Kosovaboxing.org
6 maj 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.