RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Mayweather mbetet i pamposhtur

1 min read

Mayweather vs. MaidanaMGM Grand Casino, 3 maj 2014 – Floyd Mayweather ka hasur në kundërshtarin më të vështirë në karrierën e tij. Përballja e tij me argjentinasin Jose Rene Maidana e ka vënë në siklet të madh gjatë gjithë meçit.

Mbreti Mayweather humbi raundet e para duke e pasur të vështirë të rikthehet në meç në raundet në vazhdim, por ia arriti në vazhdim duke barazpeshuar meçin. Ishte meçi më i mirë i këtij viti, por për këtë shfaqje të mrekullueshme duhet përgëzuar boksierin argjentinas Maidana i cili në asnjë moment nuk u ndal duke qenë ambicioz duke kërkuar fitoren, ndërsa Mayweather për herë të parë në karrierën e tij nuk ishte impresionues.

Në fund dy gjyqëtarët meçin e vlerësuan për Mayweather me rezultat 116-112 dhe 117-111, ndërsa njëri me barazim 114-114.

Pas meçit Mayweather i pyetur nga udhëheqësi se a do ti shqyrtoj mundësin e revanshit me Maidana, ai u përgjigjë se PO, do ti jap revanshin. Dhe këtë pyetje ia bëri edhe dy herë të tjerë duke u përgjigjur se do të boksoj sërish me Maidana.

“Mayweather duhet të boksoj sërish me mua, sepse unë e fitova atë dhe meriton t`ia jap revanshin pasi ai ka qenë kampion botëror. Unë jam fitues” tha Maidana.

Artan Vërbica
4 maj 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.