RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Klitschko vs. Povetkin me 5 Tetor

2 min read

klitschko vs povetkinWladimir Klitschko do të mbrojë titullin e kampionit botëror për herë të 15-të, me 5 Tetor në Moskë të Rusisë. Pas shumë spekulimesh dhe ofertave të shumta që Klitschko të pranoj përballjen me Povetkin për të boksuar në Rusi, kjo u finalizua sot, lajmërojnë mediat botërore.

Dy kampionët olimpik, Klitschko – 1996 në Atlanta të SHBA-së,  dhe Povetkin – 2004 në Athinë të Greqisë do të dyluftojnë për titullin e më të mirit në WBA. Të dytë mbajnë brezat e versionit WBA. Klitschko kampion “Super WBA Champ” dhe Povetkin kampion “WBA Champ”.

Dueli do të sjell milionat ndërsa më së tepermi do të inkasoj Klitschko, i cili do të marrë 75% të fitimit, ku gjithsejt do t`i takojnë 17,499,997 milion $, ndërsa Povetkin 25% të fitimit 5,833,333 milion $. Në ditën e tenderit ishin tre promoter të cilët ofruan ofertat e tyre. K2 Promotion ofroi 7.13 milion $, Saurland Event 6.14 milion $, ndërsa oferta e promoterit rus Vladimir Hrunov ishte maramendese më shumë se dy ofertuesit e njohur, me gjithësejt 23,333,330 $, për të sjellur meçin të zhvillohet në Moskë. 

“Jam shumë i lumtur që u finalizua ky duel i shumë pritur ndërmjet nesh. Shikuesit do të kanë mundësinë ti shohin dy kampionët olimpikë. Kjo do të jetë lufta më e mirë e kategorisë së rënd deri më tani. Në Moskë do të kanë mundësinë të shohin meçin gjithë rusët dhe ukrainasit” theksoi Wladimir Klitschko.

Promoteri Hrunov është partner Andrej Ryabinsky, një biznismen i madh i cili ndihmoi shumë për finalizimin e këtij super meçi. “Për kohë të gjatë kam punuar të finalizojmë këtë duel dhe në tetor ky meç do të zhvillohet. Falenderoj dy partnerët gjeman Saurland Event dhe K2 Promotion për marrëveshjen” theksoi Ryabinsky.

Klitschko deri më tani qëndron i treti për mbrojtjen e titullit të kampionit botës. Ai deri më tani ka mbrojtur titullin plotë 14-herë. Para tij akoma qëndrojnë dy rekormenët Larry Holmes me 20 mbrojtje të titullit dhe Joe Louis me 25-herë.

Ky lajm na erdhi ekskluziv për Kosova Boxing nga përfaqësuesi medial i K2 promotion Klaus Peter Ditrich për agjensionin tonë. Me punën tonë ne kemi konsiderat dhe respekt tek ekipi i madh K2 Promotion, gjë që në emer të agjencionit tonë i falenderojmë.

Përgatiti:
Artan Vërbica
2 Korrik 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.