RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Boksieret tona të gatshme për përballjet e para

1 min read

Fatlume Ahmeti dhe Albulena Gubetini njohin kundërshtarët e tyre.

clip_image002Keszthely, Hungari, 2 Korrik 2013 – Delegacioni i Kosovës i prirë nga dy boksieret tona Fatlume Ahmeti dhe Albulena Gubetini së bashku me përzgjedhësin Mehmet Haxhanin dhe gjyqëtarin Latif Demolli kanë arritur në Hungari. Kampionati evropian i boksit i cili filloi dje, boksierët tona kanë marrur vesh kundërshtarët me cilat do të përballen.

Fatlume Ahmeti do të boksoj sonte me boksieren nga Irlanda Dervia Duffy. Ahmeti do të ketë shumë të vështirë pasi ajo përball do të ketë pretenduesen për medalje të artë. Duffy ka shumë më shumë eksperiencë se boksierja jonë. Ahmeti garon në konkurrencën deri 54 kg. 

Ndërsa bokserja Albulena Gubetini përball do të ketë gjermanen Olivia  Endale Maky. Gubetini në konkurrencën deri 75 kg, do të boksoj në çerekifinale dhe në rast fitorje do të arrinë të fitojë medalje. Por edhe tek Gubetini gjasat janë shumë të vogla duke ditur cilësinë e gjermanës Maky e cila pretendon medaljen e artë.

Për më të rejat do të t`ju njohim në ditën e neserme.

Kosovaboxing.org
2 Korrik 2013

1 thought on “Boksieret tona të gatshme për përballjet e para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.